kryetaria-dr-endira-bushati
Kryetarja e KKRT-së
Dr. Endira Bushati

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
5 qershor, KKRT dhe OSBE kërkojnë ide për dixhitalizimin nga radio-televizionet Print E-mail

KKRT-ja dhe OSBE-ja kanë ftuar, më 5 qershor 2008, në qytetin e Shkodrës, rreth 30 subjekte radio-televizive të zonës së veriut të vendit, në një konferencë rajonale me titull: “Shqipëria dixhitale – sfida e së ardhmes”.
Drejtuesit e subjekteve radio-televizive të katër qarqeve të veriut, Shkodrës, Lezhës, Kukësit e Dibrës, së bashku me krerët e pushtetit qëndror e lokal, do të mblidhen për të dhënë idetë dhe propozimet më të përshtatshme për të bërë mundur, që brenda 4 viteve të ardhshme, transmetimet tokësore në Shqipëri të bëhen dixhitale.

Vjelja e mendimit të operatorëve radio-tv dhe në një fazë të mëtejshme, edhe e të gjithë qytetarëve shqiptarë, që s’janë pjesë e këtij biznesi, është një proces i rëndësishëm, që KKRT-ja po e ndjek me seriozitet. Në funksion të tij, Këshilli ka hapur në faqen e internetit, www.kkrt.gov.al, pyetësorin përkatës, të cilin kanë të drejtë ta plotësojnë të gjithë të interesuarit.
Konferenca rajonale e Shkodrës, që nis në orën 10.00 në “Grand Hotel Europa”, është vijim i konferencës kombëtare “Shqipëria dixhitale - sfida e së ardhmes”, që u mbajt në Tiranë më 18 prill 2008.

Zëdhënësja
Armanda Shtëmbari

 
Albanian
button-kkrt-327-pixel-final
projekt
rtshtop-tvklan