Në prani të mediave, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit mori sot në dorëzim dokumentacionin e subjekteve që kanë kërkuar të licencohen si operatorë televizivë kombëtarë privatë. Kryetar i komisionit të vlerësimit ishte nënkryetari i KKRT-së, z.Frano Kulli, mbështetur në rregulloren “Mbi procedurat e licencimit të operatorëve privatë radio-televizivë” .
Raporti i Komisionit Europian dhe pikërisht ajo pjesë që vlerëson punën e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, ka qënë thelbi i deklaratës së Kryetares së KKRT-së, znj.Mesila Doda, dhënë sot për mediat.
Liria e shprehjes dhe e shtypit është kushtetueshmërisht e garantuar në Shqipëri, por shumë media mbeten subjekt i interesave politike dhe ekonomike. Vendimi i vitit 2006, për të zgjeruar përbërjen e KKRT-së dhe KDRTSH-së me ekspertë të propozuar nga opozita parlamentare, është zbatuar. KKRT-ja nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Autoritetin e Konkurrencës mbi bashkëpunimin në nxitjen e konkurrencës së lirë në fushën e mediave elektronike...