|
|
18.06.2008 KKRT - OSBE, këshillim me radio - televizionet në Vlorë e Durrës |
|
|
|
KKRT-ja dhe OSBE-ja, në kuadrin e këshillimit me publikun, do të mbledhin në qytetin e Vlorës, të gjitha subjektet radio-televizive të zonës jugore të vendit, në konferencën rajonale “Shqipëria dixhitale – sfida e së ardhmes”.
Qëllimi i të dy institucioneve është të grumbullojnë sa më shumë ide nga subjektet radio-tv. për kalimin e transmetimeve analoge në dixhitale brenda vitit 2012. Konferenca do të zhvillohet më 20 qershor 2008 në qytetin e Vlorës. KKRT-ja dhe OSBE-ja do të vazhdojnë turin e tyre të këshillimit në qytetin e Durrësit, më 23 qershor 2008, me subjektet që operojnë në zonën e Shqipërisë së Mesme.
|
|
|
5.06.2008 Dixhitalizimi, KKRT - OSBE mbledhin në Shkodër, operatorët e zonës së veriut |
|
|
|
KKRT-ja dhe OSBE-ja mblodhën sot një mori propozimesh për dixhitalizimin e transmetimeve radio-televizive në Shqipëri nga rreth 30 media elektronike, që operojnë në zonat veriore të vendit.
Këtij qëllimi i shërbeu konferenca e dytë “Shqipëria dixhitale – sfida e së ardhmes”, që u organizua në një format më të përmbledhur në qytetin e Shkodrës.Mendime për mënyrën dhe mjetet për të shndërruar në dixhitale, pajisjet aktuale të transmetimit nga mediat, kostot dhe problemet e tjera që lidhen me këtë proces, u dhanë edhe nga përfaqësuesit e prefekturave, qarqeve dhe bashkive të Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
5 qershor, KKRT dhe OSBE kërkojnë ide për dixhitalizimin nga radio-televizionet |
|
|
|
KKRT-ja dhe OSBE-ja kanë ftuar, më 5 qershor 2008, në qytetin e Shkodrës, rreth 30 subjekte radio-televizive të zonës së veriut të vendit, në një konferencë rajonale me titull: “Shqipëria dixhitale – sfida e së ardhmes”.
Drejtuesit e subjekteve radio-televizive të katër qarqeve të veriut, Shkodrës, Lezhës, Kukësit e Dibrës, së bashku me krerët e pushtetit qëndror e lokal, do të mblidhen për të dhënë idetë dhe propozimet më të përshtatshme për të bërë mundur, që brenda 4 viteve të ardhshme, transmetimet tokësore në Shqipëri të bëhen dixhitale.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|