Skip to content
Bashkëpunimi ndërkombëtar
LIDHJET E KKRT-SË ME ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE Printoni E-mail

 

logo-kkrt.gif Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit po publikon në faqen e tij të internetit, të dhëna rreth disa organizatave    ndërkombëtare me të cilat bashkëpunon apo dhe është anëtar, për të zgjuar sadopak interesin e operatorëve radio-televizivë në vend për përfitimet e dyanshme që mund të rrjedhin sot e në të ardhmen, në shumë drejtime .   

logo-epra.jpgEUROPEAN PLATFORM OF REGULATORY AUTHORITY (EPRA)

ENTI RREGULLATOR I PLATFORMËS EVROPIANE  Që nga prilli i vitit 1995 në Maltë, EPRA mbledh një forum, në të cilin diskutohen dhe shkëmbehen pikëpamje ndërmjet enteve rregullatore të fushës së transmetimeve në nivel kombëtar dhe evropian. Shqipëria përfaqësohet në këtë organizatë nga KKRT-ja. Për më shumë shih www.epra.org

                                                   

navi_obs.gifEUROPEAN AUDIOVISUAL OBSERVATORY

OBSERVATORI RADIO-TELEVIZIV EVROPIAN  Që nga dhjetori i vitit 1992,  është e vetmja qendër e këtij lloji që mbledh dhe qarkullon informacion për industrinë radio–televizive në Evropë;  bashkëvepron me organizata e shoqata profesionale të industrisë së medias. Shqipëria përfaqësohet në të nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Për më shumë shih www.obs.coe.int

 

ebu_logo.jpgTHE EUROPEAN BROADCASTING UNION (EBU)

BASHKIMI I TRANSMETUESVE EVROPIANË  Shoqata më e madhe profesionale e transmetuesve kombëtarë në botë; negocion për të drejtat e transmetimit të ngjarjeve të mëdha sportive; shfrytëzon rrjetet “Eurovizion”dhe “Euroradio”; organizon shkëmbime programesh, nxit dhe kordinon bashkëprodhimet. Shqipëria përfaqësohet në të nga Radio-Televizioni Publik Shqiptar. Për më shumë shih www.ebu.ch

 

itu-official-logo_75.gif             INTERNATIONAL TELECOMMUNICATION UNION (ITU)

BASHKIMI NDËRKOMBËTAR I TELEKOMUNIKACIONIT Agjensia udhëheqëse e Kombeve të Bashkuara për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit; një pikë e përbotshme, që ndihmon komunikimin në botë.  Eshtë e vendosur në Gjenevë të Zvicrës. Shqipëria, si anëtare, përfaqësohet nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, KKRT-ja dhe ERT-ja. Për më shumë, shih www.itu.int

                                        

Lexoni përmbajtjen...
 
 
sugjeroni-1.jpg

Pyetësori

Cfare mediash preferoni
 

Guida e Shqipërisë

alabanian-hotel-guide.png

Vizitorë në Faqe