Skip to content
23.06.2008 KKRT - OSBE mbyllin fazën I të këshillimit publik për dixhitalizimin e transmetimeve Printoni E-mail

durres_2_s.jpg KKRT-ja dhe OSBE-ja mbyllën fazën e parë të këshillimit publik për dixhitalizimin e transmetimeve tokësore në vend me thirrjen në diskutim të dhjetra operatorëve radio-televizivë të Shqipërisë së mesme në qytetin e Durrësit dhe përftimin e mendimit të tyre për këtë proces. Zv.Kryetari i Prezencës së OSBE-së, z.Alex Finnen, gjithnjë i pranishëm në konferencat e organizuara për këtë qëllim, tha se shpresonte që, përfaqësuesit e mediave, do ta shfrytëzonin këtë mundësi për të ndërtuar një rrjet dhe për të zhvilluar më tej, strukturat e tyre të komunikimit, si një grup interesi.

     ”Operatorët lokalë dhe rajonalë të mediave elektronike, si ju, iu drejtua z.Finnen të pranishmëve, janë aktorët kyç në këtë proces. Mediat lokale dhe rajonale përbëjnë një element të domosdoshëm të pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri”. durresi_foto_s.jpg Kryetarja e KKRT-së, znj.Mesila Doda, nga ana e saj, duke vlerësuar pjesëmarrjen dhe interesin e mediave lokale në takim, tha se kjo konferencë rajonale, ka si qëllim ”zhvillimin dhe realizimin e nje diskutimi të hapur dhe transparent, në kuadër të një procesi madhor në fushën e medias siç është ai i dixhitalizimit.
     Konferenca e sotme rajonale në Durrës, vazhdoi znj.Doda, vjen pas zhvillimit të një procesi këshillimi publik të suksesshëm dhe efektivë, të nisur që nga zhvillimi i konferencës kombëtare më 28 prill 2008, vazhduar më pas me konferencat rajonale në Shkodër dhe Vlorë. Sot, me zhvillimin e kësaj konference, ne do të përmbyllim edhe fazën e parë e këtij procesi këshillimi publik me të gjithë aktorët e interesuar.
     Ndryshimet e vrullshme të teknologjisë në fushën e medias, realiteti aktual i televizionit numerik në Shqipëri dhe nevoja për të përditësuar legjislacionin në fuqi në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane në këtë fushë, e ka nxitur KKRT-në për të ndërmarrë një proces të tillë të gjerë këshillimi, me synimin për të krijuar një ambient dhe vizion afatgjatë të qasjeve rregulluese në lidhje me procesin e dixhitalizimit.
durres_s.jpg     Një arsye madhore për të përshpejtuar këtë proces dhe për të ecur në këtë drejtim, nënvizoi Kryetarja e KKRT-së, është pikërisht afati i përcaktuar për mbylljen e të gjitha transmetimeve analoge në Shqipëri, viti 2012. Vendosja e këtij afati, nuk është një përcaktim apo vendimmarrje e institucioneve shqiptare, por një detyrim ndërkombëtar, që, Shqipëria është e angazhuar dhe detyruar që ta respektojë, nisur edhe nga një arsye më shumë, siç është dhe realizimi i detyrimeve që rrjedhin nga procesi i stabilizim - asocimit, ku fusha e medias, konsiderohet si një element shume i rëndësishëm i saj.
     Në këtë kuptim, askush nuk mundet që të mendojë që, nisur nga realiteti shqiptar, procesi nuk do të mund të respektojë detyrimet e vendosura ndërkombëtare në afatet dhe kohën e përcaktuar. E themi me bindje se edhe po të duam ne, nuk mund ta vonojmë këtë proces, i cili nuk ka kthim mbrapa. Pikërisht, për të përballuar këtë sfidë kohore dhe teknologjike të pakthyeshme, është i nevojshëm identifikimi dhe zbatimi i hapave dhe masave konkrete që duhet të ndërmerren në këtë drejtim. Gjatë zhvillimit të këtyre konferencave, të përmendura më sipër, kemi arritur të marrin shumë propozime, sugjerime konkrete, të cilat janë një kontribut i vlefshëm dhe ndihmë reale në përcaktimin e hapave që duhet të ndjekë ky proces.
     Përfundimi me sukses i konsultimit publik do të mundësojë qartësimin e ideve dhe kristalizimin e objektivave të detajuara që duhet të realizohen për zbatimin me sukses të transformimit rrënjësor të peisazhit të mediave elektronike në Shqipëri. Këto objektiva, përfundoi znj.Doda, do të jenë pjesë e hartimit të një strategjie kombëtare, të plotë dhe gjithëpërfshirëse, e cila parashikohet të jetë efektive dhe të nisë nga zbatimi brenda muajit tetor 2008, duke përfshirë këtu dhe eksperiencat e vendeve që janë përpara në këtë proces.”


                                                                                                                       Zëdhënësja
                                                                                                                 Armanda Shtëmbari

 
 
sugjeroni-1.jpg

Pyetësori

Cfare mediash preferoni
 

Guida e Shqipërisë

alabanian-hotel-guide.png

Vizitorë në Faqe