Skip to content
27.06.2008 Komisioni Europian i sjell KKRT-së, përvojën e mediave europiane Printoni E-mail

tak1-s.jpgKKRT-ja, në bashkëpunim me Komisionin Europian, organizoi sot në Tiranë, takimin për njohjen dhe zbatimin e legjislacionit europian për mediat audio-vizive. Ekspertë nga vende anëtare të BE-së prezantuan përvojat, arritjet dhe perspektivat e shteteve nga vinin në këtë fushë. Në takim referuan: nga Italia, znj.Maja Cappello; nga Holanda, z.Nico Van Eijk; nga Letonia, z.Andris Mellakauls; nga Belgjika, z.Khalid Hadadi; nga Hungaria, z. Péter Munkácsi dhe nga Finlanda, z.Tauno Ăijălă.

     Kryetarja e KKRT-së, znj.Mesila Doda, e cila hapi takimin, tha se “ky trajnim është kërkuar nga KKRT-ja, duke pasur parasysh zhvillimet e reja në fushën e medias audio-vizuale dhe nevojat që ka institucioni ynë për t’u njohur me standartet dhe praktikat europiane. Gjatë vititi 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë, nisi puna për kryerjen e një reforme të plotë ligjore në fushën e medias, me mbështetjen e Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës, duke synuar jo vetëm përmirësimin e kuadrit ligjor, por edhe përputhjen e legjislacionit shqiptar në fushën e medias me standartet dhe praktikat më të mira të vendeve europiane.
     KKRT-ja, si një prej aktorëve kryesorë të interesuar për këtë reformë ligjore, tha në vazhdim znj.Doda, ka paraqitur propozimet dhe rekomandimet e veta konkrete pranë Kuvendit të Shqipërisë, duke u mbështetur në praktikën e deritanishme. Këto propozime janë ndërthurur edhe me përvojat e marra nga legjislacionet e vendeve të ndryshme evropiane. KKRT-ja, si të gjitha institucionet e tjera shqiptare, që trajtojnë problemet e medias, janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka fusha audio-vizuale, në kuadrin e integrimit evropian të Shqipërisë, si pjesë e kritereve politike për anëtarësim. Detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim – Asocimit, janë një tregues i qartë i nevojës së ndërmarrjes së këtyre reformave, në përputhje me korpusin ligjor të BE-së, përfshirë edhe modalitetet e kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike. Pikërisht, kalimi në sistemin numerik, kërkon hartimin e një strategjie kombëtare të plotë dhe gjithpërfshirëse, e cila do të duhet të zgjidhë në mënyrë të vecantë, rrugët apo alternativat që duhet të ndiqen për kalimin në sistemin numerik.
     KKRT-ja ka nisur një realizimin e një procesi të gjërë këshillimi publik dhe bashkëpunimin me një numër sa më të gjërë të mundshëm të aktorëve të interesuar. Kjo përqasje është në linjë me praktikat europiane dhe e detyrueshme nga dokumentet përkatëse të politikave të BE-së. Në këtë kuadër, përfundoi kryetarja e KKRT-së, vlerësojmë rëndësinë që ka për ne, realizimi i seminareve apo trajnimeve të tilla, si një mjet shumë efikas për t’u njohur me legjislacionin e BE-së si dhe me praktkat e vendeve anëtare në fushën audio-vizuale”.
     Pas znj.Doda, ekspertët e huaj referuan temat si më poshtë:

  • “General overwiew: from the television without Frontiers Directive to the Audiovisual Media Services Directive” – Maja Cappello, Ministry of Economical Development, Italy.
  • “Audiovisual Media Service Directive” – Nico Van Eijk, University of Amsterdam, The Netherlands. 
  • “Transposition of the Television without Frontiers Directive- the Latvian experience” – Andris Mellakauls, National Broadcasting Council, Latvia. 
  • “BBC and the Audiovisual Media Services Directive” – Khalid Hadadi, BBC EU and International Policy, Belgium. 
  • "WIPO Treaty on Briadcasting Organisation from European perspective” – Péter Munkácsi, Copyright Section in the patent Office, Hungary. Lexo
  • “Milestones of the digital TV in Finland” – Tauno Ăijălă, Ministry of Transport and Communications, Finland. 

                                                                                              Zëdhënësja
                                                                                      Armanda Shtëmbari

 
 
sugjeroni-1.jpg

Pyetësori

Cfare mediash preferoni
 

Guida e Shqipërisë

alabanian-hotel-guide.png

Vizitorë në Faqe