Skip to content
14.11.2008 Gati drafti i parë i Strategjisë së kalimit nga analogu në dixhital

     Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit përfundon draftin e parë të Strategjisë së kalimit të transmetimeve analoge në dixhitale dhe së shpejti, do t’ia prezantojë atë institucioneve më të larta të vendit dhe të huaja. Këtë fakt e bëri të ditur sot, Kryetarja e KKRT-së, znj.Mesila Doda, në një konferencë për shtyp. Me këtë punë të kryer, me këtë draft të përfunduar,  tha znj.Doda,  hapet faza e dytë e  përfundimit të kësaj strategjie e njëkohësisht, jemi në sikron me të gjitha vlerësimet e bëra nga Komisioni Evropian, në të cilat theksohet se ka pasur progres për sa i  përket politikave audiovizuale

Lexoni përmbajtjen...
 
6.11.2008 Komisioni Europian vlerëson progresin në politikat audiovizuale

     Dje, Komisioni Europian publikoi Raportin vjetor për Shqipërinë, në të cilin analizon zhvillimet e bëra në fusha të ndryshme, përfshirë edhe atë të mediave elektronike. Komisioni Europian vlerëson progresin e bërë nga KKRT-ja në politikat audiovizuale, angazhimin e saj për hartimin e strategjisë së kalimit nga sistemi analog në numerik,  për përgatitjen e rregullores së licencimit të transmetimeve numerike, për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve administrative etj. Më poshtë, po botojmë të plotë, në shqip dhe anglisht, atë pjesë të Raportit, që i kushtohet KKRT-së.

Lexoni përmbajtjen...
 
31.10.2008 Dublin, përfaqësuesit e KKRT-së marrin pjesë në takimin e 28 të EPRA-s.

     Enti Rregullator i Platformës Europiane (EPRA) ka mbledhur anëtarët e saj në Dublin – Irlandë në datat 29-31 tetor 2008 në takimin e njëzetetetë. Në të kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e KKRT-së.
     Në mbledhje u diskutua për buxhetin e vitit 2009 të EPRA-s; për rolin e enteve rregullatore në mbikqyrjen e transmetimeve publike; për pluralizmin polik dhe atë të medias; për mësimet e nxjerra gjatë zbatimit të  rregullores së televizionit dixhital etj. Në përfundim, u përcaktua edhe programi i mbledhjes së ardhshme të EPRA-s.

                                                                                                                                    

Lexoni përmbajtjen...
 
28.10.2008 Kuvendi voton anëtarin e KKRT-së, z.Altin Ndroqi

     Z.Altin Ndroqi do të jetë anëtari më i ri i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit.  Kuvendi i Shqipërisë, i mbledhur dje në seancë plenare, miratoi kandidaturën e z.Ndroqi, kundrejt  asaj të z.Minella Kureta, me 74 vota pro. 

                                                                                                            

Lexoni përmbajtjen...
 
9.10.2008 Fjala e znj.Doda, mbajtur për “Harmonizimin e kuadrit ligjor shqiptar...

     Kryetarja e KKRT-së, znj.Mesila Doda, mori pjesë sot në Tryezën e Rrumbullakët me titull: “Harmonizimi, i kuadrit ligjor shqiptar në fushën e transmetimeve me zë e figurë, me standartet europiane” organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, KE dhe Delegacioni i Komisionit Europian. Fjala e plotë e znj.Doda, mbajtur sot para aktorëve dhe grupeve të interesuara për transmetimet radio-televizive, pjesëmarrës në Tryezë.

Lexoni përmbajtjen...
 
6.10.2008 KKRT, në takimin e dhjetë të Rrjetit të Autoriteteve Rregullatore të Mesdheut

     Në datat 2 dhe 3 tetor 2008, në Rexhio Kalabria -Itali, u mblodh takimi i 10-të i vendeve anëtare të  “Mediterranean Regulatory Authorities”. KKRT-ja u përfaqësua në të nga një grup drejtuesish, të kryesuar nga nënkryetari, z.Alban Karapici. Mbledhjen e hapi Presidenti i Rrjetit, z.Ahmed Ghazali. Gjatë pjesës së parë të saj, u ndanë përvoja dhe mendime lidhur me pluralizimin e medias dhe misionin e saj. 

Lexoni përmbajtjen...
 
 

Dixhitalizimi:Mendimi juaj

votim-b.jpg

Pyetësori

Cfare mediash preferoni
 

Projekt

projekt-1.gif
sugjeroni-1.jpg