Skip to content
Neni 18 i ligjit nr.8410 "Këshilli i Ankesave" Printoni E-mail

    Nenit 18 i ligjit 8410, datë 30.09.1998 “Për Radion dhe Televizionin Publik dhe Privat në Republikën e Shqipërisë” (kreu III), Fletorja Zyrtare, nr.24, tetor 1998, fq.943.  

  1. Këshilli i Ankesave për Radion dhe Televizionin është organizëm këshillimor pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit. Këshilli i Ankesave caktohet nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit. Ky Këshill përbëhet nga kryetari dhe 2 anëtarë, specialistë të fushës së medias, të cilët emërohen për një periudhë 3-vjeçare, me të drejtë riemërimi jo më shumë se 1 herë.

  2. Objekti i punës së Këshillit të Ankesave është sensibilizimi i opinionit publik për të përgjegjësuar entet radiotelevizive publike dhe private që të realizojnë normat morale dhe etike në programet e tyre.
  3. Këshilli i Ankesave mbikëqyr, sidomos, programet radiotelevizive publike e private që kanë të bëjnë me shfaqjet e keqpërdorimit të dhunës, seksit dhe të dinjitetit. Për këtë qëllim Këshilli ka të drejtë të kërkojë e të marrë për studim çdo material audioviziv, që ai e vlerëson të nevojshëm për objektin e punës së tij, vetëm pasi ky të jetë transmetuar.
  4. Ankesat ndaj programeve radiotelevizive publike e private, që shqetësojnë opinionin publik, shqyrtohen nga Këshilli i Ankesave brenda 2 muajve nga data e transmetimit.
  5. Këshilli i Ankesave organizon anketime të publikut për probleme etike dhe morale të programeve radiotelevizive publike e private. Konkluzionet që nxjerr nga anketimet dhe nga ankesat e publikut ia bën të njohura Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, si dhe të gjitha mjeteve të informimit publik të medias elektronike, të cilat janë të detyruara t’i publikojnë këto konkluzione. Çdo 6 muaj këto konkluzione Këshilli i Ankesave i boton në një buletin të veçantë.
  6. Shpërblimi i anëtarëve të Këshillit të Ankesave përcaktohet dhe përballohet nga KKRT-ja.

 

 
 
sugjeroni-1.jpg

Pyetësori

Cfare mediash preferoni
 

Guida e Shqipërisë

alabanian-hotel-guide.png

Vizitorë në Faqe