Skip to content
6.10.2008 KKRT, në takimin e dhjetë të Rrjetit të Autoriteteve Rregullatore të Mesdheut

     Në datat 2 dhe 3 tetor 2008, në Rexhio Kalabria -Itali, u mblodh takimi i 10-të i vendeve anëtare të  “Mediterranean Regulatory Authorities”. KKRT-ja u përfaqësua në të nga një grup drejtuesish, të kryesuar nga nënkryetari, z.Alban Karapici. Mbledhjen e hapi Presidenti i Rrjetit, z.Ahmed Ghazali. Gjatë pjesës së parë të saj, u ndanë përvoja dhe mendime lidhur me pluralizimin e medias dhe misionin e saj. 

Lexoni përmbajtjen...
 
2.10.2008 Reagim i Këshillit të Etikës mbi trajtimin e figurave të regjimit komunist

     Këshilli i Etikës pranë KKRT-së, ka ndjekur me vëmendje shqetësimin e ngritur nga mjaft qytetarë, intelektualë e përfaqësues të shoqërisë civile, lidhur me paraqitjen në programe të ndryshme radiotelevizive të përgatitjeve për  përkujtimin e 100 vjetorit të lindjes së diktatorit Enver Hoxha. Në disa televizione me audiencë të konsiderueshme, vihet re një tendencë e intervistimit të familjarëve të diktatorit, emisione dhe lajme për këtë çështje, transmetim materialesh filmike të realizuar në kohën e  diktaturës,  ku propagandohet ideologjia komuniste e glorifikohet diktatura e proletariatit.

Lexoni përmbajtjen...
 
24.09.2008 KKRT miraton, me shumicë votash, një sanksion ndaj "News 24"

     Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, u mblodh sot për të shqyrtuar një sanksion të vendosur ndaj subjektit “News 24” për transmetimin e një reklame të grupimit politik “G99” më datë 1 shtator 2008. Pasi dëgjoi pretendimet e përfaqësuesit të “News 24”, u njoh me shkresën e dërguar nga Avokati i Popullit dhe analizoi materialet e paraqitura nga Grupi i saj i Inspektimit, KKRT-ja vendosi, me shumicë votash, të miratojë gjobën prej 800 mijë lekësh, vendosur këtij televizioni.

Lexoni përmbajtjen...
 
27.06.2008 Komisioni Europian i sjell KKRT-së, përvojën e mediave europiane

tak1-s.jpgKKRT-ja, në bashkëpunim me Komisionin Europian, organizoi sot në Tiranë, takimin për njohjen dhe zbatimin e legjislacionit europian për mediat audio-vizive. Ekspertë nga vende anëtare të BE-së prezantuan përvojat, arritjet dhe perspektivat e shteteve nga vinin në këtë fushë. Në takim referuan: nga Italia, znj.Maja Cappello; nga Holanda, z.Nico Van Eijk; nga Letonia, z.Andris Mellakauls; nga Belgjika, z.Khalid Hadadi; nga Hungaria, z. Péter Munkácsi dhe nga Finlanda, z.Tauno Ăijălă.

Lexoni përmbajtjen...
 
23.06.2008 KKRT - OSBE mbyllin fazën I të këshillimit publik për dixhitalizimin e transmetimeve

durres_2_s.jpg KKRT-ja dhe OSBE-ja mbyllën fazën e parë të këshillimit publik për dixhitalizimin e transmetimeve tokësore në vend me thirrjen në diskutim të dhjetra operatorëve radio-televizivë të Shqipërisë së mesme në qytetin e Durrësit dhe përftimin e mendimit të tyre për këtë proces. Zv.Kryetari i Prezencës së OSBE-së, z.Alex Finnen, gjithnjë i pranishëm në konferencat e organizuara për këtë qëllim, tha se shpresonte që, përfaqësuesit e mediave, do ta shfrytëzonin këtë mundësi për të ndërtuar një rrjet dhe për të zhvilluar më tej, strukturat e tyre të komunikimit, si një grup interesi.

Lexoni përmbajtjen...
 
 

Dixhitalizimi:Mendimi juaj

votim-b.jpg
sugjeroni-1.jpg

Pyetësori

Cfare mediash preferoni
 

Guida e Shqipërisë

alabanian-hotel-guide.png

Vizitorë në Faqe