|
14.11.2008 Gati projekti I i Strategjisë së kalimit nga sistemi analog në numerik |
|
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit përfundon projektin e parë të Strategjisë së kalimit të transmetimeve analoge në dixhitale dhe së shpejti, do t’ia prezantojë atë institucioneve më të larta të vendit dhe të huaja. Këtë fakt e bëri të ditur sot, Kryetarja e KKRT-së, znj.Mesila Doda, në një konferencë për shtyp. Me këtë punë të kryer, me këtë draft të përfunduar, tha znj.Doda, hapet faza e dytë e përfundimit të kësaj strategjie e njëkohësisht, jemi në sikron me të gjitha vlerësimet e bëra nga Komisioni Evropian, në të cilat theksohet se ka pasur progres për sa i përket politikave audiovizuale
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
6.11.2008 Komisioni Europian vlerëson progresin në politikat audiovizuale |
|
Dje, Komisioni Europian publikoi Raportin vjetor për Shqipërinë, në të cilin analizon zhvillimet e bëra në fusha të ndryshme, përfshirë edhe atë të mediave elektronike. Komisioni Europian vlerëson progresin e bërë nga KKRT-ja në politikat audiovizuale, angazhimin e saj për hartimin e strategjisë së kalimit nga sistemi analog në numerik, për përgatitjen e rregullores së licencimit të transmetimeve numerike, për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve administrative etj. Më poshtë, po botojmë të plotë, në shqip dhe anglisht, atë pjesë të Raportit, që i kushtohet KKRT-së.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
31.10.2008 Dublin, KKRT-ja merr pjesë në takimin e 28-të të EPRA-s. |
|
Enti Rregullator i Platformës Europiane (EPRA) ka mbledhur anëtarët e saj në Dublin – Irlandë në datat 29-31 tetor 2008 në takimin e njëzetetetë. Në të kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e KKRT-së.
Në mbledhje u diskutua për buxhetin e vitit 2009 të EPRA-s; për rolin e enteve rregullatore në mbikqyrjen e transmetimeve publike; për pluralizmin polik dhe atë të medias; për mësimet e nxjerra gjatë zbatimit të rregullores së televizionit dixhital etj. Në përfundim, u përcaktua edhe programi i mbledhjes së ardhshme të EPRA-s.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|