Skip to content
3.10.2007 OSBE do të mbështesë KKRT për hartimin e strategjisë audio-vizuale Printoni E-mail

    

     KKRT-ja ka garantuar sot mbështetjen e OSBE-së për hartimin e një strategjie audio-vizuale në Shqipëri. Znj.Mesila Doda, Kryetare e KKRT-së, sëbashku me z.Alex Finnen, Zv.Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, , kanë nënshkruar sot në Këshill, marrëveshjen që përcakton prioritetet e punës së përbashkët. Kryetarja Doda, duke i shprehur falenderimin e saj z.Finnen për gatishmërinë e treguar për të ndihmuar në hartimin e strategjisë audio-vizuale, theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi në fjalë .

     “Në këtë situatë të ndryshimeve të mëdha teknologjike dhe në kaosin e trashëguar nga e kaluara është i nevojshëm hartimi i një strategjie, e cila do të tregojë hapat e ndryshimeve të domosdoshme në fushën rregullatore të KKRT-së", tha ajo. "Një numër vendesh europiane tashmë kanë filluar transmetimet numerike, përfshirë këtu edhe vendin tonë; shumë të tjerë kanë përcaktuar plane duke përfshirë edhe datat kur transmetimet analoge do të marrin fund. Në këtë kontekst, është e nevojshme për vendin tonë, të përcaktojmë hapat që duhen ndërmarrë në shkallë kombëtare me qëllim që të jemi në një hap me zhvillimet teknologjike, ekonomike dhe sociale që po ndodhin në Evropë dhe më gjërë".

     Zv.Kryetari i Prezencës së OSBE-së, z.Finnen, nga e tij nënvizoi se “qëllimi kryesor i projektit është të mbështesë KKRT-në të luajë plotësisht rolin e saj si rregullatore, gjë që në vazhdimësi do të japë performancën e saj në median elektronike në Shqipëri. Përfundimisht, është në përgjegjësinë e KKRT-së të hartojë strategjinë si dhe të institucioneve përkatëse shqiptare që ta miratojnë atë, duke i hapur kështu rrugën, zbatimit të saj”.

     Projekti me OSBE-në do të përqendrohet në aspektet rregullatore të sektorit të radio-televizionit dhe në mënyrë të veçantë do të zgjidhë këto çështje:

  • menaxhimin e procesit të kalimit nga transmetimet analoge drejt atyre numerike;
  • përmirësimin e legjislacionit për transmetimet analoge;
  • hartimin e një kuadri rregullator për transmetime numerike, duke përfshirë zbatimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave televizive. Zbatimi i projektit do të fillojë në 1 tetor 2007 dhe do të përfundojë në 30 janar 2008.

     

                                                                                                                                 Zëdhënësja

                                                                                                                               Armanda Shtëmbari

 
 
sugjeroni-1.jpg

Pyetësori

Cfare mediash preferoni
 

Guida e Shqipërisë

alabanian-hotel-guide.png

Vizitorë në Faqe