|
19.12.2007 Znj. Doda takohet me Eidemuller, interesim gjerman për fushën e medias |
|
|
|
Sot, Kryetarja e KKRT-së, znj.Mesila Doda, zhvilloi një takim pune me Sekretaren e Parë për Kulturën dhe Shtypin në ambasadën gjermane në Tiranë, znj.Irene Eidemuller, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e medias.
Në vijim të interesimit të përfaqësueses së ambasadës gjermane, znj.Doda bëri një ekspoze të punës së institucionit duke u ndalur në mënyrë të veçantë në hapat e ndërmarrë nga KKRT për respektimin e ligjshmërisë në fushën e transmetimeve radio-televizive si dhe në zbatimin e legjislacionit të miratuar në fushën e transmetimeve numerike.
Nga ana e saj, përfaqësuesja e ambasadës gjermane, znj. Eidemuller, vlerësoi angazhimin dhe rezultatet konkrete të arritura nga KKRT në fushën e mediave, duke theksuar në të njëjtën kohë vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit që ajo përfaqëson për të dhënë përkrahjen dhe ndihmën e duhur në realizimin e objektivave të përcaktuara nga KKRT në këtë fushë.
|