Skip to content
10.01.2008 Znj. Doda takohet me ambasadorin e Zyrës së OSBE-së Printoni E-mail

     Dje, Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, znj. Mesila Doda, zhvilloi një takim me ambasadorin e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, z.Robert Bosch. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i ekspertit të përzgjedhur nga Zyra e OSBE-së me ekipin e KKRT-së, z.Eddie Tadej. Z.Tadej, ekspert juridik pranë entit rregullator audio-vizual francez (CSA), do të mbështesë KKRT-në për hartimin e strategjisë në fushën e transmetimeve numerike, në zbatim të memorandumit të nënshkruar në muajin shtator 2007 ndërmjet palëve.
     Gjatë këtij takimi, znj.Doda paraqiti një ekspoze të situatës aktuale në fushën e medias, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në ecurinë e reformës ligjore si një instrument shumë i rëndësishëm për  përqasjen me standartet dhe praktikat më të mira evropiane si dhe në nevojën e hartimit të një strategjie në fushën e transmetimeve numerike.
     Ambasadori i Zyrës së OSBE-së, z.Bosch, theksoi gatishmërinë e institucionit që përfaqëson për të mbështetur KKRT-në në çdo hap të veprimtarisë së saj, duke e konsideruar lirinë e  medias si një nga çështjet prioritare në fokusin e këtij institucioni.

 
 
sugjeroni-1.jpg

Pyetësori

Cfare mediash preferoni
 

Guida e Shqipërisë

alabanian-hotel-guide.png

Vizitorë në Faqe