Skip to content
14.11.2008 Gati projekti I i Strategjisë së kalimit nga sistemi analog në numerik

     Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit përfundon projektin e parë të Strategjisë së kalimit të transmetimeve analoge në dixhitale dhe së shpejti, do t’ia prezantojë atë institucioneve më të larta të vendit dhe të huaja. Këtë fakt e bëri të ditur sot, Kryetarja e KKRT-së, znj.Mesila Doda, në një konferencë për shtyp. Me këtë punë të kryer, me këtë draft të përfunduar,  tha znj.Doda,  hapet faza e dytë e  përfundimit të kësaj strategjie e njëkohësisht, jemi në sikron me të gjitha vlerësimet e bëra nga Komisioni Evropian, në të cilat theksohet se ka pasur progres për sa i  përket politikave audiovizuale

Lexoni përmbajtjen...
 
6.11.2008 Komisioni Europian vlerëson progresin në politikat audiovizuale

     Dje, Komisioni Europian publikoi Raportin vjetor për Shqipërinë, në të cilin analizon zhvillimet e bëra në fusha të ndryshme, përfshirë edhe atë të mediave elektronike. Komisioni Europian vlerëson progresin e bërë nga KKRT-ja në politikat audiovizuale, angazhimin e saj për hartimin e strategjisë së kalimit nga sistemi analog në numerik,  për përgatitjen e rregullores së licencimit të transmetimeve numerike, për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve administrative etj. Më poshtë, po botojmë të plotë, në shqip dhe anglisht, atë pjesë të Raportit, që i kushtohet KKRT-së.

Lexoni përmbajtjen...
 
31.10.2008 Dublin, KKRT-ja merr pjesë në takimin e 28-të të EPRA-s.

     Enti Rregullator i Platformës Europiane (EPRA) ka mbledhur anëtarët e saj në Dublin – Irlandë në datat 29-31 tetor 2008 në takimin e njëzetetetë. Në të kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e KKRT-së.
     Në mbledhje u diskutua për buxhetin e vitit 2009 të EPRA-s; për rolin e enteve rregullatore në mbikqyrjen e transmetimeve publike; për pluralizmin polik dhe atë të medias; për mësimet e nxjerra gjatë zbatimit të  rregullores së televizionit dixhital etj. Në përfundim, u përcaktua edhe programi i mbledhjes së ardhshme të EPRA-s.

                                                                                                                                    

Lexoni përmbajtjen...
 
 

Dixhitalizimi:Mendimi juaj

votim-b.jpg

Pyetësori

Cfare mediash preferoni
 

Projekt

projekt-1.gif
sugjeroni-1.jpg