|
17.12.2008 Durrës, KKRT-ja dhe OSBE-ja mbyllin dhe një etapë tjetër informimi për pronarët e mediave |
KKRT-ja dhe OSBE-ja kanë nisur paraditen e sotme në Durrës, një tjetër takim pune, për informimin dhe diskutimin me pronarët e mediave lokale të Projekt-Strategjisë së Transmetimeve Numerike. Ky tur intensiv këshillimi, që nisi këtë sezon që nga qyteti i Korçës, vazhdoi në atë të Vlorës dhe u mbyll në qytetin e Durrësit, u ndoq me vëmendje nga krerët e të dy institucioneve.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
16.12.2008 KKRT dhe OSBE në Vlorë për diskutimin e Projekt-Strategjisë |
|
Takimi i radhës i KKRT-së dhe OSBE-së me subjektet radio-televizive të rretheve të jugut të vendit u mbajt sot në qytetin e Vlorës. Pyetjet që u bënë nga pronarët e mediave lokale morën përgjigje të drejtpërdrejta jo vetëm nga drejtuesit e KKRT-së, por edhe nga ata të OSBE-së, që inicuan dhe mbështetën tërë këtë tur informimi.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
13.12.2008 KKRT - OSBE nisën nga Korça, diskutimin e Projekt-Strategjisë së transmetimeve numerike. |
|
KKRT-ja dhe OSBE-ja nisën nga qyteti i Korçës, informimin e transmetuesve lokalë për Projekt - Strategjinë e Kalimit në transmetimet numerike e njëkohësisht, diskutimin për ndikimin që ajo do të ketë tek ata. Në ftesën e përbashkët, që Kryetarja e KKRT-së, znj.Mesila Doda dhe Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipërisë, z. Robert Bosch, u dërguan transmetuesve, thuhej: ″Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në një forum informimi dhe diskutimi të organizuar nga KKRT-ja në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
14.11.2008 Gati projekti I i Strategjisë së kalimit nga sistemi analog në numerik |
|
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit përfundon projektin e parë të Strategjisë së kalimit të transmetimeve analoge në dixhitale dhe së shpejti, do t’ia prezantojë atë institucioneve më të larta të vendit dhe të huaja. Këtë fakt e bëri të ditur sot, Kryetarja e KKRT-së, znj.Mesila Doda, në një konferencë për shtyp. Me këtë punë të kryer, me këtë draft të përfunduar, tha znj.Doda, hapet faza e dytë e përfundimit të kësaj strategjie e njëkohësisht, jemi në sikron me të gjitha vlerësimet e bëra nga Komisioni Evropian, në të cilat theksohet se ka pasur progres për sa i përket politikave audiovizuale
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|