| 27.03.2008 Përfaqësues të KPM-së së Kosovës takohen me znj.Doda |
|
|
|
Kryetarja e KKRT-së, znj.Mesila Doda, priti sot në një takim, Shefen Ekzekutive të Komisionit të Pavarur për Mediat të Kosovës, znj.Naile Krasniqi së bashku me përfaqësues të tjerë të këtij institucioni homolog. Qëllimi i takimit ndërmjet palëve ishte lidhja dhe forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona në fushën audio-vizive. Znj.Doda ndoqi me interes gjatë bisedës, hapat që po bëhen nga KPM-ja e Kosovës për t’i dhënë hapësirat e nevojshme, zhvillimit të medias elektronike. Në këtë këndvështrim, znj.Doda i shprehu delegacionit kosovar, gatishmërinë e KKRT-së për të shkëmbyer përvojën në këtë drejtim; ajo propozoi edhe nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi, që do t’i hapte rrugën institucionalizimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Zëdhënësja
|