
| 16.04.2008 Konferencë "Shqipëria dixhitale - sfida e së ardhmes" më 18 prill |
|
|
|
KKRT-ja po hedh hapat e parë konkretë për të realizuar në vend, kalimin nga sistemi analog i transmetimeve audio-vizive në sistemin dixhital (numerik).“Shenjuesi” i këtij procesi do të jetë konferenca kombëtare me titull “Shqipëria dixhitale – sfida e së ardhmes” që do të mblidhet për këtë qëllim, ditën e premte, më 18 prill 2008 në Tiranë. Konferenca është organizuar nga KKRT-ja në bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në.
Përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, qeverisë shqiptare, institucioneve të huaja ndërkombëtare si dhe të komunitetit të medias, janë ftuar për të marrë pjesë në të; prej tyre pritet një mbështetje e gjithanshme me ide dhe veprime për të përfshirë edhe Shqipërinë në radhën e vendeve evropiane, që po punojnë për të kaluar transmetimet audio-vizive në sistemin dixhital brenda vitit 2012. Shumë risi priten në këtë fushë tani e tutje. Procesi i këshillimit publik të KKRT-së me të gjithë aktorët e interesuar për të bërë kalimin në sistemin numerik sapo ka filluar; propozimet e cilitdo do të merren në konsideratë dhe do të konsiderohen të vlefshme.
Zëdhënësja |
| Home |
| Rreth KKRT |
| Operatorët |
| Licencimi |
| Legjislacioni |
| Etika |
| Teknika |
| Monitorimi |
| Dixhitalizimi |
| English |