Skip to content
6.05.2008 KKRT dhe CSA e Francës, në prag të firmosjes së bashkëpunimit Printoni E-mail

buajon-doda1-s.jpgNjë delegacion i KKRT-së, kryesuar nga znj.Mesila Doda, kryetare, bëri një vizitë pune në Këshillin e Lartë Audiovizual francez (CSA) me qendër në Paris, në datat 28-30 prill 2008.
Përfaqësuesit e KKRT-së patën takime dhe shkëmbime përvojash me homologët e tyre francezë në fushat juridike, teknike dhe të programeve. Përveç takimeve në nivel drejtorësh dhe ekspertësh të këtyre fushave, u zhvillua dhe një seancë e drejtpërdrejtë pune në një studio monitorimi, ku përpunohej dhe administrohej baza e të dhënave e programeve audio-vizuale.

buajon-doda2-s.jpgDelegacioni i KKRT-së u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i CSA-së, z. Mishel Buajon, i cili ndër të tjera, iu përgjigj pozitivisht propozimit të znj.Doda për arritjen e një memorandumi bashkëpunimi mes dy institucioneve të pavarura kombëtare.
Si rezultat i këtyre takimeve, të dy palët do të intensifikojnë shkëmbimet e përvojës si dhe do të vijojnë bashkëpunimin për krijimin e një strategjie afatgjatë zhvillimi.

Zëdhënësja
Armanda Shtëmbari

 
 
sugjeroni-1.jpg

Pyetësori

Cfare mediash preferoni
 

Guida e Shqipërisë

alabanian-hotel-guide.png

Vizitorë në Faqe