|
Kuadri Ligjor
Në këtë kuadër puna do të përqëndrohet në hartimin e udhëzuesve rajonal për digitalizimin që do të përafrohen me legjislacionin e BE-së dhe implementimin e tyre brend kudrit ligjor kombëtar. Dokumentat do të paraqesin opsionet për shfrytëzimin e dividentit digital në rajon dhe udhëzimet për vendosjen e shërbimeve të reja të transmetimeve të cilat duhet të zvogëlojë hendekun digital.
Produktet e kuadrit ligjor:
- Analizimi i kuadrit ligjor ekzistues
- Përpunimi i udhëzuesve rajonalë
- Implementimi i udhëzuesve rajonalë
- Zhvillimi i udhëzuezve mbi përdorimin e dividentit dixhital
- Përpunimi i udhëzuesve të kuadrit të financimit
Kuadri Teknik
Në këtë kuadër puna do të fokusohet në aspektet teknike të digitalizimit dhe përdorimin e mundshëm të dividentit digital. Ndikimi i përdorimit të teknologjive të ndryshme të transmetimit, do të vlerësohet duke marrë parasyshë planifikimin e kapacitetit/shërbimit (vendosjen e programit, llojet e shërbimit) kohën e kalimit në transmetimet numerike, përmirësimet e ardhshme dhe pranimin nga konsumatori në mënyrë që të shmanget fragmentimi teknik i transmetimeve digitale në rajon. Do të zhvillohen një sërë rekomandimesh teknike për përdorimin e pajisjeve të transmetimit.
Produktet e kuadrit teknik;
- Vlerësimi i udhëzuesve strategjik për pozicionimin e teknologjinë
- Zhvillimi i marrësve specifik rajonalë dhe testet e përshtatjes
- Aktivitete teknike për të ulur hendekun e dividentit dixhital
Kuadri Ekonomik
Aspektet ekonomike të procesit të kalimit nga transmetimi analog në atë numerik, janë esenciale kur zbatohen paketat e tjera të punës, të tilla si kuadri legjislativ dhe kuadri teknik. Duhet të adresohen vendime të rëndësishme në lidhje me tregun: të tilla si mundësitë për zhvillimin e tij dhe marketingu i shërbimeve ekzistuese dhe të reja. Ndër aktorët më të rëndësishëm në këtë proces janë ofruesit e shërbimeve dhe operatorët e rrjeteve të cilët, kërkojnë mundësinë e zhvillimit të bizneseve të tyre.
Produktet e kuadrit ekonomik;
- Analizimi i strategjive kombëtare të dixhitalizimit
- Zhvillimi i udhëzuesve rajonalë për strategjitë e dixhitalizimit
- Pyetsor ekonomik mbi implementimin e shërbimeve të reja
- Pyetsor mbi mundësitë e përdorimit të dividentit dixhital
Kuadri i ndërgjegjësimit publik
Në këtë kuadër ndërgjegjësimi i konsumatorit është një faktor vendimtar, i cili përcakton procesin e dixhitalizimit ose cdo proces tjeter që lidhet me futjen e sherbimeve dhe teknologjive te reja. Prandaj, programi i ndërgjegjësimit publik i cili duhet të informojë dhe edukojë konsumatorët dhe përdoruesit rreth vazhdimësisë së digitalizimit dhe veprimet e nevojshme, duhet të jetë i planifikuar me kujdes. Partnerët duhet të ndajnë eksperiencat dhe praktikat më të mira në projektimin efektiv të fushatave ndërgjegjësuese. Bazuar në eksperiencat e përbashkëta ata duhet të zhvillojne një sërë mjetesh promovimi efektive për ndërgjegjësimin e publikut.
Produktet e kuadrit të ndërgjegjësimit publik:
- Përgatitja e udhëzuesve të fushatave të informamit
- Përgatitja e planit të komunikimit me konsumatorin
- Përgatitja e programit të edukimit të konsumatorit
Zhvillimi i mjeteve dhe metodave për matjen e ndërgjegjësimit publik
|