Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
23.04.2009, “Vuloset” monitorimi i mediave elektronike gjatë fushatës së zgjedhjeve, Doda firmos me Ristanin Print E-mail
Monitorimi i medias gjatë fushatës zgjedhore të këtij viti, si një detyrim ligjor, bashkoi sot zyrtarisht për bashkëpunim, Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. 
Kryetarja e KKRT-së, znj. Mesila Doda, Kryetari i KQZ-së z. Arben Ristani dhe N/kryetarja, znj. Dëshira Subashi, nënshkruan sot në ambientet e KQZ-së, Memorandumin e Bashkëpunimit për monitorimin e mediave elektronike gjatë fushatës së zgjedhjeve të qershorit 2009. Gjatë nënshkrimit të Memorandumit, znj.Doda tha se Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit është përgatitur për monitorimin e radiove dhe televizioneve, publike dhe private, duke rikonstruktuar Studion e Monitorimit dhe duke rritur kapacitetet monitoruese.
Në bazë të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja, përpara fillimit të periudhës zgjedhore, ngre Bordin e Monitorimit të Medias, i cili shfrytëzon kapacitetet teknike që disponon Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit. Për rregullat, mënyrën dhe afatet e shfrytëzimit të kapaciteteve teknike të KKRT-së për nevojat e monitorimit, KQZ-ja dhe KKRT-ja lidhin një marrëveshje bashkëpunimi. Bordi i paraqet çdo ditë KQZ-së, përfundimet e veta për ditën pararendëse.
Radiot dhe televizionet publike dhe private në Shqipëri janë të detyruara të regjistrojnë të gjitha transmetimet e tyre gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Këto regjistrime ruhen për një periudhë tremujore pas përfundimit të zgjedhjeve dhe vihen, me kërkesë të KQZ-së, menjëherë në dispozicion të Komisionit.
Marrëveshja e fundit e KKRT-së me KQZ-në është nënshkruar për zgjedhjet e vitit 2005 nga ish-Kryetari, z.Ledi Bianku.

Zëdhënësja
Armanda Shtëmbari
 
projekt
rtshtop-tvklan