Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
25-26.03.2010, Prezantohet strategjia e Shqipërisë për kalimet dixhitale në seminarin e organizuar në Bukuresht nga DigiTag Print E-mail
Kryesuar nga Dr. Endira Bushati, kryetare e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, një grup pune, në përbërjen e të cilit ishin edhe zz. Alfred Bej dhe Piro Koçi, mori pjesë në seminarin “Çështje kyçe për t’u marrë në konsideratë mbi platformat digjitale tokësore”, të organizuar në Rumani nga DigiTag (25-26 mars 2010).

Shqipëria, që është në përgatitjet përfundimtare të kalimit në transmetimet dixhitale tokësore, prezantoi hapat e marra deri tani dhe strategjinë e saj për kalimet dixhitale, duke u ballafaquar me përvojat e vendeve të tilla, si Franca e Britania, të cilët po ndjekin strategji të ndryshme, por njësoj të suksesshme. Ata, si dhe vende të tjera pjesëmarrëse të Evropës Lindore dhe Qendrore, parashtruan përparësitë e teknologjive të aplikuara prej tyre jo vetëm në stadet e deritanishëm, por edhe në vështrimin perspektiv. Në një informacion më të hollësishëm, që do të publikohet në faqen e internetit të KKRT-së, do të bëhen të njohura detaje të dobishme për operatorët tanë.

Aksion Grup DigiTag, me qendër në Zvicër, që grumbullon rreth 55 anëtarë, synon inkurajimin dhe lehtësimin e implementimit të dixhitalizimit, si dhe prezantimin e shërbimeve të transmetimit dixhital tokësor, duke përdorur standardet e projektit DVB.
 
projekt
rtshtop-tvklan