Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
NJOFTIM PËR SHTYP Print E-mail
20 maj 2010, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, pasi u njoh me deklaratën e bërë dje, me datë 19.05.2010, nga deputeti i partisë socialiste, z. Fatmir Toçi, sqaron opinionin publik sa më poshtë:

Neni 55 i ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998 “Për Radion dhe Televizionin Publik në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përcakton kriteret dhe kushtet, të cilat duhet të respektohen nga transmetuesit televizive në dhënien e reklamave.

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, mbas vizionimit të kryer, gjykon se reklama e transmetuar në disa media elektronike, e për të cilën bën fjale deputeti Toçi, nuk konsumon asnjë nga pikat e nenit të sipërpërpërmendur: nuk ushtron ndikim në përmbajtjen e programeve, nuk nxit pornografinë dhe dhunën; nuk është reklamë e tërthortë, nuk është reklamë e ndonjë partie apo shoqate politike dhe as nuk bie në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit është i mendimit se reklama në fjalë, nën siglën e lëvizjes “Zgjohu”, e cila pas verifikimeve tona rezulton të jetë një bashkim vullnetar individësh, synon të ndërgjegjësojë opinionin publik për një fenomen mjaft të mprehtë të shoqërisë shqiptare: Luftën kundër korrupsionit.

Për sa i përket kërkesës së deputetit Toçi, në lidhje me bërjen e transparencës së financimit të reklamës në fjalë, mbështesim këtë kërkesë, por bëjmë me dije se ndërmarrja e këtij veprimi del jashtë objektit të punës së Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit.

Përfitojmë nga rasti të theksojmë se Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka qenë dhe është i vendosur në zbatimin e legjislacionit në fuqi, duke ruajtur të njëjta standarde, për të gjitha subjektet radiotelevizive.
 
projekt
rtshtop-tvklan