kryetaria-dr-endira-bushati
Kryetarja e KKRT-së
Dr. Endira Bushati

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
21.06.2008 Vlorë, KKRT - OSBE regjistrojnë propozimet e operatorëve të jugut Print E-mail

vlore1-s.jpgRreth 60 radio - televizione që veprojnë në zonën jugore të Shqipërisë, i dhanë në Vlorë, KKRT-së, një paketë propozimesh për dixhitalizimin e transmetimeve tokësore brenda katër viteve të ardhshëm. Propozimet pasuan disa pikëpyetje që ato ngritën për pajisjet e reja dixhitale që do të duhet të blejnë, kostot, vendin, mënyrën e përdorimit, specialistët etj. Mbledhja e propozimeve në Vlorë u bë e mundur gjatë turit që kanë ndërmarrë së bashku në të gjithë vendin, KKRT-ja dhe OSBE-ja.

vlore2-s.jpg Dy institucionet po bashkëpunojnë ngushtë për realizimin e një misioni të përbashkët, atë të këshillimit me publikun e gjërë për dixhitalizimit e transmetimeve radio-televizive në Shqipëri. Pasi realizuan me sukses dy konferenca, një kombëtare në Tiranë dhe një rajonale në Shkodër, në fokus janë televizione të tjera vendore, kabllorë e radio, të shtrira në Fier, Berat, Vlorë, Lushnje, Pogradec, Përmet, Korçë, Gjirokastër etj.
Kryetarja e KKRT-së, në fjalën e hapjes së konferencës, u tha të pranishmëve se “jemi këtu pikërisht për të gjetur e përcaktuar, format më optimale të bashkëpunimit, që do të finalizohet me ndërtimin e platformave lokale, rajonale e kombëtare, ku do të mbështeten me prioritet programet ekzistuese dhe, pas tyre, programet e reja të përgjithshme apo tematike, sipas kërkesave të tregut dhe preferencave të audiencës.”
vlore3-s.jpg Zv.Kryetari i Prezecës së OSBE-së, z.Finnen, shprehu bindjen se “një proces konsultimi i gjerë dhe gjithpërfshirës është një parakusht e gjithashtu, një element i vazhdueshëm për suksesin përfundimtar të procesit të dixhitalizimit.
Prezenca e OSBE-së vëren dhe përshëndet një nismë të kohëve të fundit nga Komisioni Parlamentar i Mediave për të harmonizuar legjislacionin shqiptar për mediat me standartet evropiane. Perceptimi, tha z.Finnen, është se ekziston synimi për të hartuar një ligj integral për transmetimet, që të përfshijë kalimin dixhital.”
Më pas, drejtuesit e KKRT-së shpjeguan nga aspekte të ndryshme, juridike, teknike, programore etj., evoluimin e procesit të dixhitalizimit që do të ndodhë në Shqipëri gjatë katër vjetëve të ardhshëm.
Një pjesë e mirë e konferencës iu kushtua diskutimeve dhe pyetjeve të vetë të ftuarve. Pyetjet dhe propozimet e tyre për dixhitalizimin e transmetimeve u përfshinë në regjistrin e posaçëm, në të cilin janë mbledhur gjithashtu edhe mendimet e dhëna nga operatorët e veriut të vendit e që do të merren në konsideratë në strategjinë e kalimit në transmetimet dixhitale.
Në koherencë me vendet e tjera evropiane, vendi ynë po i kapërcen një për një etapat, që do të çojnë në mbylljen e transmetimeve tokësore në vitin 2012, një arritje kjo, cilësore dhe e vlerësueshme, për një vend që po synon të integrohet në BE.

Zëdhënësja
Armanda Shtëmbari

 
Albanian
button-kkrt-327-pixel-final
projekt
rtshtop-tvklan