kryetaria-dr-endira-bushati
Kryetarja e KKRT-së
Dr. Endira Bushati

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
24.09.2008 KKRT miraton, me shumicë votash, një sanksion ndaj "News 24" Print E-mail

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, u mblodh sot për të shqyrtuar një sanksion të vendosur ndaj subjektit “News 24” për transmetimin e një reklame të grupimit politik “G99” më datë 1 shtator 2008. Pasi dëgjoi pretendimet e përfaqësuesit të “News 24”, u njoh me shkresën e dërguar nga Avokati i Popullit dhe analizoi materialet e paraqitura nga Grupi i saj i Inspektimit, KKRT-ja vendosi, me shumicë votash, të miratojë gjobën prej 800 mijë lekësh, vendosur këtij televizioni.

Me transmetimin e reklamës së grupimit politik “G99”, televizioni “News 24” shkeli nenin 55 të ligjit “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i cili ndalon transmetimin në radio dhe televizion të reklamave të partive ose shoqatave politike, përveç rasteve të parashikuara në ligjet elektorale. Gjoba u vendos pas dy paralajmërimeve të njëpasnjëshme që KKRT-ja i bëri “News 24”-ës, verbale dhe shkresore, për mostransmetimin e mëtejshëm të reklamës.
Në përfundim të mbledhjes, nisur edhe nga ky rast, anëtarët e Këshillit diskutuan dhe ranë dakord, po me shumicë votash, që t’i propozohet Kuvendit, rregullimi më në detaje i ligjit për reklamat politike.

Zëdhënësja

Armanda Shtëmbari

 
Albanian
button-kkrt-327-pixel-final
projekt
rtshtop-tvklan