Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
2.10.2008 Reagim i Këshillit të Etikës mbi trajtimin e figurave të regjimit komunist Print E-mail

Këshilli i Etikës pranë KKRT-së, ka ndjekur me vëmendje shqetësimin e ngritur nga mjaft qytetarë, intelektualë e përfaqësues të shoqërisë civile, lidhur me paraqitjen në programe të ndryshme radiotelevizive të përgatitjeve për përkujtimin e 100 vjetorit të lindjes së diktatorit Enver Hoxha. Në disa televizione me audiencë të konsiderueshme, vihet re një tendencë e intervistimit të familjarëve të diktatorit, emisione dhe lajme për këtë çështje, transmetim materialesh filmike të realizuar në kohën e diktaturës, ku propagandohet ideologjia komuniste e glorifikohet diktatura e proletariatit.

Nisur nga ky fakt, Këshilli i Etikës, konstaton se rikthimi në ekrane, në mënyrë ciklike, i figurës së Enver Hoxhës trajtuar me prirje nostalgjike, përveç se shtrembëron të vërteta historike, lëndon dhe cenon ndjenjat dhe dinjitetin e një shtrese të madhe njerëzish të persekutuar, viktima të diktaturës e të diktatorit. Programe të tilla, pa shpjegimin e vendosjen në kohë të mesazheve tejet propagandistike e politike që mbartin, dëmtojnë të gjithë teleshikuesit, veçanërisht formimin dhe edukimin e fëmijëve dhe moshave të reja.

Këshilli i Etikës i sugjeron Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit që, pa cenuar pavarësinë e paanësinë editoriale të çdo operatori radioteleviziv, mbështetur në kodin e Etikës dhe në detyrimin për respektimin e normave etike dhe morale, t’u kujtojë operatorëve përgjegjësinë dhe zbatimin e këtij kodi, duke vlerësuar maksimalisht shqetësimin tonë dhe të opinionit publik për trajtimin e veprimtarisë e figurave të regjimit komunist në programet e medias elektronike.

KËSHILLI I ETIKËS

Fatos Lubonja Remzi Lani Bashkim Hoxha

 
projekt
rtshtop-tvklan