|
6.10.2008 KKRT, në takimin e dhjetë të Rrjetit të Autoriteteve Rregullatore të Mesdheut |
|
|
|
Në datat 2 dhe 3 tetor 2008, në Rexhio Kalabria -Itali, u mblodh takimi i 10-të i vendeve anëtare të “Mediterranean Regulatory Authorities”. KKRT-ja u përfaqësua në të nga një grup drejtuesish, të kryesuar nga nënkryetari, z.Alban Karapici. Mbledhjen e hapi Presidenti i Rrjetit, z.Ahmed Ghazali. Gjatë pjesës së parë të saj, u ndanë përvoja dhe mendime lidhur me pluralizimin e medias dhe misionin e saj.
Në pjesën e dytë, u diskutua mbi procesin e mbylljes së transmetimeve tokësore dhe kalimin në erën dixhitale të vendeve të Mesdheut. Posaçërisht për këtë temë diskutoi Presidenti i AGCOM-it, z.Roberto Viola. Në këtë seancë e morën fjalën edhe përfaqësuesit e Shqipërisë, të cilët raportuan për zhvillimin e këtij procesi edhe në vendin tonë. Në përfundim, u miratua statusi themelues i organizatës, i cili kishte pësuar disa ndryshime si dhe Deklarata mbi rregullimin e përmbajtjes në mediat audio-vizuale.
Zëdhënësja
Armanda Shtëmbari
|
|