Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
9.10.2008 Fjala e znj.Doda, mbajtur për “Harmonizimin e kuadrit ligjor shqiptar... Print E-mail

Kryetarja e KKRT-së, znj.Mesila Doda, mori pjesë sot në Tryezën e Rrumbullakët me titull: “Harmonizimi, i kuadrit ligjor shqiptar në fushën e transmetimeve me zë e figurë, me standartet europiane” organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, KE dhe Delegacioni i Komisionit Europian. Fjala e plotë e znj.Doda, mbajtur sot para aktorëve dhe grupeve të interesuara për transmetimet radio-televizive, pjesëmarrës në Tryezë.

Të nderuar pjesëmarrës!
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit të falënderoj Këshillin e Evropës dhe Delegacionin i Komisionit Evropian, të cilët në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur realizimin e kësaj Tryeze të Rrumbullakët, përsa i përket harmonizimit të kuadrit ligjor shqiptar në fushën e medias elektronike, me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

Ndërmarrja e një reforme të plotë ligjore në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane si dhe forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve administrative të KKRT-së, në funksion të zbatimit të plotë të këtij legjislacioni, duhet të jetë një nga prioritetet kryesore në fushën e mediave elektronike. Prania e këtyre dy institucioneve ndërkombëtare në këtë proces, të konsideruara si “prodhuesit” kryesorë të standardeve evropiane në këtë fushe, konsiderohet një instrument garantues i përfundimit me sukses të kësaj reforme, nisur nga fakti që kuadri i ri ligjor që do të hartohet, do të certifikohet edhe nga këto organizma.

Përqasja do të duhet të nënkuptojë në vetvete përfshirjen tërësore në legjislacionin shqiptar të standardeve dhe instrumenteve të njohura dhe të përdorura nga Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, instrumentet e OSBE si dhe precedentët e krijuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo edhe për një arsye tjetër madhore, pasi në kuadrin e integrimit evropian të Shqipërisë, fusha audio-vizuale, si pjesë e kritereve politike për anëtarësim, konsiderohet si një element shume i rëndësishëm i Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit, në të cilën është theksuar nevoja e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.

KKRT vlerëson se kuadri i ri ligjor do të duhet të aktivizojë potencialin teknik, ekonomik të medias - si një faktor kyç i shoqërisë së informacionit, duhet të liberalizojë më shumë tregun, të promovojë konkurrencën, krijimin e klimës së duhur të investimeve, por njëkohësisht të konservojë rolin tradicional të radios dhe televizionit në aspektin social, kulturor dhe edukues. KKRT-ja, si një prej aktorëve kryesorë të interesuar për këtë reforme ligjore, ka paraqitur propozimet dhe rekomandimet e veta konkrete pranë Kuvendit te Shqipërisë, duke u mbështetur në praktikën e deritanishme. Këto propozime janë ndërthurur edhe me përvojat e marra nga legjislacionet e vendeve të ndryshme evropiane.

Te nderuar pjesëmarrës!
Procesi i reformave në këtë fushë kërkon domosdoshmërisht përqasjen me standardet dhe praktikat më të mira evropiane, përfshirë edhe modalitetet e kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike. Ne këtë aspekt, kuadri ligjor është pjesë e rëndësishme e këtij kalimi. Kalimi në sistemin numerik, kërkon hartimin e një Strategjie Kombëtare të plotë dhe gjithëpërfshirëse e cila do të duhet të zgjidhë në mënyrë të veçantë, rrugët apo alternativat që duhet të ndiqen për kalimin në sistemin numerik. Hartimi i një strategjie të tillë, ka qenë dhe mbetet një nga orientimet strategjike të Komisionit Evropian, e shprehur në një sërë aktesh të nxjerra prej saj, me qëllim inkurajimin e politikave të tilla të kalimit që “shpejtojnë fillesat e shërbimeve të transmetimeve numerike, duke ruajtur në të njëjtën kohë interesat e qytetarëve dhe parimet e konkurrencës së drejtë”.

Nisur nga sa më sipër, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ndërmori realizimin e një këshillimi të gjerë publik dhe bashkëpunimin me një numër sa më të gjerë të mundshëm të aktorëve të interesuar, me qellim hartimin e një Strategjie te plote dhe gjithëpërfshirëse, të kalimit nga sistemi analog në atë numerik. Një ndihmesë e rëndësishme në këtë drejtim, ka qenë edhe ekspertiza e ofruar nga OSBE-ja dhe nga Këshilli Audio-Vizual Francez. Kontributet e ofruara nga të gjithë aktoret e interesuar janë tashmë pjesë e rëndësishme e një Dokumenti strategjik që është drejt përfundimit të tij, i cili do te mundësojë kalimin ne sistemin numerik. Kjo strategji, si pjesë e rëndësishme e saj, do të përfshijë edhe aspektet ligjore të këtij kalimi si dhe ndryshimet e nevojshme ligjore që ky kalim do të kërkonte.

Mbështetur ne legjislacionin aktual “Për transmetimet numerike në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në planin e përfunduar të frekuencave, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka shpallur tashmë organizimin e konkurrimit të kandidatëve për operatorë privatë për 3 (tre) rrjete numerike tokësore kombëtare. Shpallja dhe realizimi i konkurrimit, do ti hapë rrugë licencimit të operatorëve të parë numerik tokësor në Shqipëri.

Duke vlerësuar në maksimum dobishmërinë e realizimit të këtyre tryezave të punës, me të gjithë aktoret e interesuar, përsa i përket aspekteve të reformës ligjore në fushën e medias, shpresoj dhe uroj përfundimin sa më të shpejtë të kësaj reforme si një instrument madhor në zhvillimin e fushës së medias elektronike dhe përqasjes së saj me standardet e kërkuara.

 

 
projekt
rtshtop-tvklan