|
Dje, Komisioni Europian publikoi Raportin vjetor për Shqipërinë, në të cilin analizon zhvillimet e bëra në fusha të ndryshme, përfshirë edhe atë të mediave elektronike. Komisioni Europian vlerëson progresin e bërë nga KKRT-ja në politikat audiovizuale, angazhimin e saj për hartimin e strategjisë së kalimit nga sistemi analog në numerik, për përgatitjen e rregullores së licencimit të transmetimeve numerike, për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve administrative etj.
Më poshtë, po botojmë të plotë, në shqip dhe anglisht, atë pjesë të Raportit, që i kushtohet KKRT-së.
Zëdhënësja Armanda Shtëmbari
2.2. SEKSIONI POLITIK
Liria e fjalës, duke përfshirë dhe atë në media, garantohet nga kushtetuta shqiptare. Sidoqoftë, pleksja e interesave politike, mediatike dhe të biznesit vazhdon të ndikojë në zhvillimin e medias së pavarur.
Ligji i ri i transmetimit është në përgatitje e sipër; ai do të ketë një ndikim madhor në panoramën mediatike të Shqipërisë. Zbatimi i planit të përbashkët të veprimit i Këshillit të Europës mbi reformën në legjislacionin e medias, është faktor kyç në këtë aspekt. Përgatitja për strategjinë e kalimit në transmetimin dixhital po avancon me shpejtësi. Në muajin prill të këtij viti u miratua Rregullorja e licencimit të transmetimeve numerike. (Shih gjithashtu pjesën: “Shoqëria e informacionit dhe medias”).
Presion selektiv është ushtruar mbi median e orientuar nga opozita, duke përfshirë akuza për fonde të dyshuara nga grupet e krimit të organizuar. Mungesa e transparencës mbi pronësinë dhe fondet e lë median të hapur ndaj akuzave për influencë kriminale. Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit (KKRT) është gjendur vazhdimisht përballë akuzave për anësi politike, në favor të mediave të lidhura me qeverinë. Nuk ka një legjislacion efektiv që mund të sigurojë transparencën e pronësisë dhe fondeve të mediave.
Adoptimi i ligjeve për amendimin e Kodit Civil dhe atij Penal, duke e shkriminalizuar shpifjen, është akoma pezull. Kapaciteti i monitorimit të KKRT-së është i kufizuar në edicionet e lajmeve dhe reklamat. Kapaciteti teknik i KKRT-së për monitorim më të gjerë ka nevojë të përforcohet.
Mund të raportohet një farë progresi në adoptimin e ligjeve kyçe mbi politikat mediatike. KKRT-ja dhe Kuvendi kanë përgatitur një plan veprimi të përbashkët mbi reformën në media dhe kanë hartuar strategjinë mbi dixhitalizimin.
Në lidhje me median e shkruar, pak gazeta arrijnë një numër domethënës lexuesish, kryesisht për shkak të mosfunksionimit efektiv të sistemit të shpërndarjes dhe infrastrukturës së dobët.
Në përgjithësi, Shqipëria ka bërë progres në lirinë e fjalës, një prioritet kyç i partneritetit europian. Tashmë është i nevojshëm përmirësimi i zbatimit të legjislacionit ekzistues dhe avancimi në çështjet kyçe që kanë lidhje me shkriminalizimin e shpifjes, adoptimin e legjislacionit mbi aksesin ndaj informacionit publik dhe transparencën e pronësisë së mediave.
4.2.6. SHOQERIA E INFORMACIONIT DHE MEDIA
Ka pasur mjaft progres, për sa i përket politikave audio-vizive. Strategjia për kalimin në transmetimin dixhital po hartohet në bashkëpunim me organet ndërkombëtare dhe aktorët e përshtatshëm. Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka adoptuar një rregullore mbi licencimin e transmetimit dixhital dhe kriteret për dhënien e licencave për transmetime tokësore e analoge në nivel kombëtar. Aktet Finale të Konferencës së Komunikimit të Radios Rajonale për planifikimin e shërbimit të transmetimit tokësor dixhital në pjesët e rajoneve 1 dhe 3 në valët e frekuencës 174-230MHz dhe 470-862 MHz (RRC-06) janë ratifikuar siç ishin në Aktet Finale të Konferencës së Komunikimit të Radios Rajonale për rishikimin e Marrëveshjes së Stokholmit të 1961.
KKRT-ja ka zgjeruar kapacitetin administrativ dhe ka shtuar personelin; ka transformuar Këshillin e Ankesave në një Këshill Etike. Këshilli i Etikës ka luajtur një rol pozitiv në vetërregullimin, inkurajimin dhe hartimin e një kodi etike nga çdo operator radiofonik dhe televiziv, me qëllimin e unifikimit të këtyre kodeve në një të vetëm. Sidoqoftë, kapaciteti i monitorimit të KKRT-së është i kufizuar, për shkak të burimeve të pamjaftueshme teknike. Në përgjithësi, përgatitjet për një politikë në fushën audiovizive po avancojnë, por puna mbi Planin e Veprimit mbi reformën në media, pajtuar me Komisionin Evropian dhe Këshillin e Europës, ka nevojë të marrë shtysë. (Shih gjithashtu seksionin politik).
- ANGLISHT -
2.2. POLITICAL SECTION
Freedom of expression, including in the media, are guaranteed by the Albanian constitution. However, the intermingling of business, political and media interests continues to affect the development of independent media.
A new broadcasting law is under preparation. It will have a major impact on the media landscape in Albania. Implementation of the EU/Council of Europe joint action plan on the reform of media legislation is key in this respect. Preparation of the strategy for the transition to digital broadcasting is advancing. In April 2008, the Regulation on the licensing of digital broadcasting was adopted. (See also Information Society and media section.)
Selective pressure was put on opposition-oriented media, including accusations of alleged funding from organized crime groups. The lack of transparency about ownership and funding leaves the media open to accusations of criminal influence. The National Council on Radio and Television (NCRT) continued to face accusations of political bias in favor of media linked to the government. There is no effective legislation to ensure transparency of media ownership and funding.
Adoption of the laws to amend both the Criminal and Civil Codes by decriminalizing libel and defamation is still pending. The NCRT monitoring capacity is restricted to news bulletins and advertisements. The technical capacity of the NCRT for wider monitoring needs reinforcing.
Some progress can be reported on adoption of key bylaws on media policy. The NCRT and parliament have jointly prepared the action plan on media reform and drafted the strategy on digitalization.
Regarding the printed media, few newspapers reach a significant readership, due mainly to a malfunctioning distribution system and poor infrastructure.
Overall, Albania has continued to make progress on freedom of expression, a key European Partnership priority. It now needs to improve implementation of the existing legislation and to advance on key issues regarding decriminalization of defamation, adoption of legislation on access to public information and transparency of media ownership.
4.2.6. INFORMATION SOCIETY AND MEDIA
There has been progress as regards audiovisual policy. The strategy for the transition to digital broadcasting is being drafted in cooperation with international bodies and the relevant actors. The National Council of Radio and Television (NCRT) adopted regulations on the licensing of digital broadcasting and on the criteria for granting licences for terrestrial and analogue television broadcasting at national level. The Final Acts of the Regional Radio Communication Conference for the planning of the digital terrestrial broadcasting service in parts of regions 1 and 3 in the frequency bands 174-230MHz and 470-862 MHz (RRC-06) were ratified, as were the Final Acts of the Regional Radio Communication Conference for the revision of the 1961 Stockholm Agreement.
The NCRT enhanced its administrative capacity and increased its staff. It transformed its Complaints Council into an Ethics Council. The Ethics Council has played a positive role in self-regulation, encouraging the drafting of a code of ethics by each radio and TV operator, with the aim of unifying these codes into a single code. However, the NCRT's monitoring capacity is limited by its insufficient technical resources. Overall, preparations in the field of audiovisual policy are advancing, but work on the Action Plan on media reform agreed with the European Commission and the Council of Europe needs to be stepped up. |