Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
14.11.2008 Gati projekti I i Strategjisë së kalimit nga sistemi analog në numerik Print E-mail
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit përfundon projektin e parë të Strategjisë së kalimit të transmetimeve analoge në dixhitale dhe së shpejti, do t’ia prezantojë atë institucioneve më të larta të vendit dhe të huaja. Këtë fakt e bëri të ditur sot, Kryetarja e KKRT-së, znj.Mesila Doda, në një konferencë për shtyp. Me këtë punë të kryer, me këtë draft të përfunduar, tha znj.Doda, hapet faza e dytë e përfundimit të kësaj strategjie e njëkohësisht, jemi në sikron me të gjitha vlerësimet e bëra nga Komisioni Evropian, në të cilat theksohet se ka pasur progres për sa i përket politikave audiovizuale dhe se strategjia për kalimin në transmetimin dixhital po hartohet në bashkëpunim me organizmat ndërkombëtare dhe aktorët përkatës.Më poshtë, po japim të plotë, fjalën e Kryetares së KKRT-së, znj.Mesila Doda, mbajtur sot para gazetarëve të pranishëm: “Komunikimi ynë i sotshëm është i lidhur me dy momente të rëndësishme të KKRT-së. I pari, lidhur Raportin vjetor të Komisionit Europian. Kemi bërë një studim të hollësishëm dhe një analizë të komenteve, vlerësimeve dhe vërejtjeve të bëra në lidhje me fushën e politikave audiovizuale dhe konstatuam me kënaqësi se edhe raporti i sivjetshëm ka të njëjtën qasje vlerësuese për punën e bërë nga KKRT-ja, duke na ofruar një motiv dhe arsye me shumë për të vazhduar në rrugën e reformave të nisura.

 

Raporti i Komisionit Evropian thekson në mënyrë të qartë se: “Ka pasur progres, për sa i përket politikave audiovizuale. Strategjia për kalimin në transmetimin dixhital po hartohet në bashkëpunim me organizmat ndërkombëtare dhe aktorët përkatës. Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka adoptuar rregullore mbi licencimin e transmetimeve dixhitale dhe kriteret për dhënien e licencave për transmetime tokësore në nivel kombëtar; janë ratifikuar Aktet Finale të Konferencës Rajonale të Radio-Komunikacionit; ka zgjeruar kapacitetin administrativ dhe ka rritur stafin; ka transformuar Këshillin e Ankesave në një Këshill Etike, që ka luajtur një rol pozitiv në vetërregullimin, inkurajimin dhe hartimin e një kodi etike nga çdo operator radiofonik dhe televiziv”
Përsa i përket hartimit të Strategjisë kombëtare për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike, si një proces madhor që kemi nisur, dua t’ju bëj të ditur që KKRT-ja ka gati draftin e parë të strategjisë, që në ditët në vazhdim do të depozitohet pranë Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve kryesore të huaja në vend, si OSBE, Komisioni Evropian etj. Në këtë mënyrë hapet edhe faza e dytë e përfundimit të strategjisë së kalimit të sistemit; pra, kemi një punë të kryer, kemi një draft të përfunduar tashmë nga KKRT-ja dhe në këtë mënyrë besoj se jemi në sikron me të gjitha vlerësimet e bëra nga Komisioni Evropian si dhe me punën që na mbetet për të përfunduar brenda një afati minimal të mundshëm, edhe fazën përmbyllëse të kësaj strategjie.
Dua gjitthashtu t’ju informoj edhe për problemet e tjera që janë ngritur në këtë raport; në të i kushtohet një vëmendje e veçantë reformës ligjore në fushën e transmetimeve radio-televizive dhe kërkohet përshpejtimi dhe përfundimi i saj brenda afateve të përcaktuara në Planin e Veprimit; gjej rastin të kërkoj edhe përshpejtimin e Planit të Veprimit për përfundimin e ligjit të ri për radio-televizionet, që siç e dini, është duke u punuar nga Komisioni i Medias pranë Kuvendit.
Një problem shqetësues, i ngritur në këtë raport është se: “....kapaciteti i monitorimit të KKRT-së është i limituar nga burimet e pamjaftueshme teknike...”. Duhet të theksohet se ky element ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm, i shprehur nga KKRT-ja edhe në takimet e zhvilluara me Komisionin Evropian, duke synuar sensibilizimin e palës komunitare mbi nevojën për mbështetje që kemi në këtë drejtim.
Sot Këshilli ka ka një kapacitet monitorimi teknik që lë mjaft për të dëshiruar. Ju e dini që ne kemi një studio me kapacitet shumë të kufizuar; mund të shikojmë vetëm lajmet e pak televizioneve, nuk monitorojmë në të gjithë territorin e vendit... Këto janë kushtet minimale për të zhvilluar veprimtarinë tonë të përditshme. Realizimi i një projekti do të mundësonte fuqizimin e kapaciteteve teknike në funksion të monitorimit të plotë të programeve televizive në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ne kemi kërkuar financimin e një projekti, që e kemi paraqitur në kuadrin e asistencës komunitare (Programi IPA). Njëkohësisht, realizimi me sukses i të gjitha këtyre etapave të mëdha që ne po kalojmë, është i lidhur ngushtë edhe me një shqetësim të vazhdueshëm të KKRT-së, që është pajisja me mjedise të reja pune të institucionit. Kjo do të mund të garantonte një funksionim normal të punës. Kjo problematikë është bërë prezent në nivelet më të larta por fatkeqësisht nuk ka gjetur ende rrugën e zgjidhjes, gjë që mund të krijojë vështirësi serioze në realizimin e angazhimeve apo rekomandimeve të vazhdueshme që vijnë dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Në emër të KKRT-së, do të kërkoja nga institucionet përkatëse, afrimin e një zgjidhjeje të shpejtë për pajisjen me mjedise të përshtatshme pune.
Në përfundim, do të shtoja që, Raporti i fundit i Komisionit Evropian, ka vlerësuar në mënyre realiste progresin e realizuar si dhe angazhimin e plotë të institucionit të KKRT-së drejt adresimit dhe realizmit me rigorozitet të të gjitha rekomandimeve dhe standarteve të kërkuara”.

Zëdhënësja
Armanda Shtëmbari

 
projekt
rtshtop-tvklan