Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
13.12.2008 KKRT - OSBE nisën nga Korça, diskutimin e Projekt-Strategjisë së transmetimeve numerike. Print E-mail
KKRT-ja dhe OSBE-ja nisën nga qyteti i Korçës, informimin e transmetuesve lokalë për Projekt - Strategjinë e Kalimit në transmetimet numerike e njëkohësisht, diskutimin për ndikimin që ajo do të ketë tek ata. Në ftesën e përbashkët, që Kryetarja e KKRT-së, znj.Mesila Doda dhe Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipërisë, z. Robert Bosch, u dërguan transmetuesve, thuhej: ″Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në një forum informimi dhe diskutimi të organizuar nga KKRT-ja në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.

 

KKRT-ja do të paraqesë draftin e saj të parë të Strategjisë për Kalimin në Sistemin Dixhital për Radion dhe Televizionin në Shqipëri. KKRT-ja, së fundmi, ua ka shpërndarë Projekt – Strategjinë të gjitha organeve mediatike përmes postës. Aktorët vendorë të mediave janë të ftuar të diskutojnë çështjet kryesore të dixhitalizimit, që do të ndikojnë në rolin e transmetuesve publikë. Mendimet e mbledhura në këtë forum do të merren parasysh nga KKRT-ja në përgatitjet e saj të ardhshme për Strategjinë përfundimtare të Kalimit në Sistemin Dixhital. Presim me padurim pjesëmarrjen tuaj dhe ju urojmë gjithë të mirat″, thuhet në mbyllje të ftesës së Kryetares Doda dhe Ambasadorit Bosch.
Takimi i parë i drejtuesve të këtyre dy institucioneve për këtë sezon të ri këshillimi me subjektet radio - televizive lokale u mbajt në Korçë në datën 12 dhjetor 2008. Operatorët lokalë drejtuan shumë pyetje me interes, për të cilat u dhanë përgjigje të drejtpërdrejta nga Ambasadori Bosch, Zv.Kryetari i KKRT-së, z. Karapici, Drejtori Teknik z. Koçi etj. Programi ishte si më poshtë:
Fjala e mirëseardhjes nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
Prezantimi hapës nga Zv/kryetari i KKRT-së: ″Projekt – Strategjia për Kalimin në Transmetime Dixhitale – shpjegimi i kuadrit dhe politikës së KKRT-së″.
Pjesa e parë. Prezantimi nga Drejtori Teknik i KKRT-së: ″Projekt – Strategjia ... dhe veçoritë e saj″.
Pyetje – përgjigje – diskutime.
Pushim për kafe.
Pjesa e dytë. Prezantimi nga Zv.kryetari i KKRT-së: ″Pyetje të hapura rreth Projekt - Strategjisë..″ – të kërkuarit së bashku për zgjedhjen e politikave të përshtatshme.
Pyetje – përgjigje – diskutime dhe mbyllja e takimit.

Zëdhënësja
Armanda Shtëmbari
 
projekt
rtshtop-tvklan