 Kryetarja e KKRT-së Dr. Endira Bushati
| |
|
|
|
|
|
13.10.2009 Ne lidhje me masat e marra ne luften kunder piraterise ne fushen e transmetimeve televizive |
|
|
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, mbështetur në ligjin nr. 8410, datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, ka intensifikuar luftën kundër piraterisë televizive, sidomos përsa i përket respektimit të të drejtave të transmetimit nga operatoret kabllore.
Nga monitorimet e vazhdueshme te realizuara nga KKRT, janë konstatuar shkelje te dispozitave ligjore kryesisht nga këta operatore, nëpërmjet piratimit te një numri te madh kanalesh televizive.
Nisur nga kjo situate, KKRT, gjate muajve shtator-tetor, organizoi dy takime informuese me te gjithë operatoret kabllore ku ju bene te qarta dispozitat ligjore, domosdoshmëria e respektimit të tyre si dhe masat që do merreshin ne rast te mosrespektimit te tyre.
Gjithashtu, me shkrese zyrtare iu kërkua të gjithë subjekteve radio-televizive që të plotësojnë dokumentacionet përkatëse për të drejtat e transmetimit dhe t’i depozitojnë ato pranë KKRT, sipas afateve te përcaktuara, me paralajmërimin se shkeljet në vazhdimësi do ndëshkoheshin rreptësisht sipas sanksioneve të përcaktuara nga ligji.
KKRT prej fundit të shtatorit e në vazhdim ka organizuar inspektime në terren për subjektet televizivë kabllorë, ku janë inspektuar 30 operatore ( pothuaj se gjysma e operatoreve kabllore te licencuar), dhe ndaj te cilëve janë marre 9 (nëntë) masa paralajmëruese dhe janë vendosur 6 (gjashte) gjoba. KKRT është e vendosur për përshkallëzimin e masave ndaj shkelësve te te drejtave te transmetimit, deri ne revokimin e licencës. Gjatë kësaj periudhe, vërehet një reagim pozitiv i të gjithë subjekteve rtv në depozitimin e kontratave dhe marrëveshjeve lidhur me respektimin e të drejtave te transmetimit të programeve. KKRT do te vazhdoje te ndjeke me prioritet maksimal monitorimin e respektimit te te drejtave te transmetimit nga te gjithë subjektet qe operojnë ne tregun mediatik, duke kërkuar njëkohësisht edhe mbështetjen e duhur nga te gjitha strukturat shtetërore qe janë te ngarkuara nga ligji për ekzekutimin e vendimeve te marra nga KKRT. |
|
|
|
|
|