|
20.10.2009 Në lidhje me vazhdimin e masave të marra në luften kundër piraterisë në fushën e transmetimeve televizive |
|
|
Mbështetur në ligjin nr. 8410, datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, ka vazhduar luftën kundër piraterisë në transmetimet radiotelevizive.
Gjatë javës së kaluar, (12-19 tetor 2009), Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka organizuar inspektime në disa prej subjekteve televizive kabllore dhe analoge, me shtrirje në të gjithë teritorin e vendit, duke synuar monitorimin e respektimit të të drejtave të transmetimit.
Nga inspektimet e kryera, u vërejtën disa shkelje nga operatorë të ndryshëm televizivë, ndaj të cilëve, në përputhje me legjislacionin ne fuqi, u vendosën 5 sanksione me gjobë, ndaj operatoreve kabllore në rrethet Vlorë, Lezhë, Elbasan. Gjithashtu, ndaj operatoreve te tjerë kabllore dhe analoge të inspektuar, janë vendosur 10 sanksione me paralajmërim.
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, është i vendosur të forcojë më tej luftën kundër piraterisë në tregun e medias elektronike.
KKRT kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë operatorëve rtv, në minimizimin e piraterisë në transmetimet radiotelevizive.
|
|