kryetaria-dr-endira-bushati
Kryetarja e KKRT-së
Dr. Endira Bushati

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
14.12.2009 Njoftim për Shtyp Print E-mail
Sot më datë 14.12.2009, nën drejtimin e Kryetares Znj. Endira Bushati u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit.

Bazuar në rendin e ditës, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit mori në shqyrtim një sërë materialesh që kishin të bënin me vlerësimin e disa ankesave nga disa subjekte radio-televizive private lidhur me sanksionin me gjobë të vendosur kundrejt tyre.

Pas dëgjimit të argumenteve të parashtruara nga përfaqësuesit e subjekteve  ankuese si dhe shqyrtimit dhe vlerësimit përfundimtar të këtyre ankesave, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit vendosi:

  • Miratimin e masës së gjobës ndaj subjektit TV Kabllor “Fraholli”, në shumën prej dyqind mijë (200 000) lekë.
  • Miratimin e masës së gjobës ndaj subjektit TV Kabllor “Hudenisht”, në shumën prej dyqind mijë (200 000) lekë.
  • Miratimin e masës së gjobës të vendosur ndaj platformës numerike “Tring”, në shumën prej dyqind mijë (200 000) lekë.
  • Miratimin e sanksionit të paralajmërimit për gjobën e vendosur për subjektin TV Kabllor “Delta”.
 
Albanian
button-kkrt-327-pixel-final
projekt
rtshtop-tvklan