 Kryetarja e KKRT-së Dr. Endira Bushati
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit
Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.
| |
|
|
|
28.07.2010, Vendime të KKRT-së për dhënie, rinovim dhe heqje licence, si dhe vendosje sanksionesh të tjera |
|
|
Ditën e mërkure, më datë 28.07.2010, ora 10 00, nën drejtimin e Kryetares Endira Bushati, u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit .
Sipas rendit të ditës, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit mori në shqyrtim projektvendimet përkatëse, që lidhen me dhënie, rinovim apo heqje licence të subjekteve të veçantë, si dhe me shqyrtimin e sanksioneve me gjobë të disa subjekteve të tjera.
Nga shqyrtimi i materialeve të paraqitura, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit mori një sërë vendimesh, si më poshtë :
Vendim për lënien në fuqi të gjobës prej 1 milion lekësh, vendosur ndaj platformës private numerike satelitore “Tring TV” për transmetime programesh pa të drejta, si dhe për reduktimin në 5 vjet të kohës së vlefshmërisë së licencës për shkak të shkeljeve të përsëritura të të drejtave të transmetimit.
Vendim për lënien në fuqi të gjobës të vendosur për pirateri ndaj subjekteve televizivë privatë kabllorë: • “TV Kabllor Jug”; • “TV Kabllor AVN”;
dhe të masës “paralajmërim” ndaj subjekteve televizivë privatë kabllorë, si më poshtë vijojnë: • “TV Kabllor Irla”; • “TV Kabllor Ani”; • “TV Kabllor Iliria”; • “TV Kabllor Poliçani”; • “TV Kabllor Kombi”; • “TV Kabllor Ura Vajgurore”.
Vendim për sanksionet me gjobë prej 30 mijë lekësh ndaj subjekteve, të cilët kanë depozituar në KKRT aplikimet për marrje licence, por që kanë dalë në transmetim pa autorizimin, licencimin e KKRT-së, si më poshtë: • “TV Kabllor Fokus”; • “TV Kabllor Korça”; • “TV Kabllor Vjosa”; • “TV Kabllor Pupa”; • “TV Kabllor M&G”; • “TV Kabllor Belsh”; • “TV Kabllor Bradsat”; • “TV Kabllor Cakrani”; • “TV Kabllor Vlora”; • “TV Kabllor Voskopi”; • “TV Kabllor Krutje”.
Vendim për sanksionin “paralajmërim” ndaj televizioneve vendore të monitoruara gjatë muajit dhjetor 2009: • “TV Kopliku”; • “TV Rozafa”; • “TV Blu Sky”; • “TV Channel 1”; • “TV Kombi”; • “TV Apollon”; • “TV Margit”; • “TV 4 +”; • “TV Fokus”; • “TV 6 +1”; • “TV Amantia”; • “TV Skampa”; • “TV Egnatia”; • “TV Magic”; • “TV Kristal”;
Vendim për licencim dhe rinovim licence të subjekteve, si më poshtë vijojnë: Pika 1. • TV Kabllor “Voskopi”; • TV Kabllor “Krutja”; • TV Kabllor “Cakrani”; • TV Kabllor “Vjosa”; • TV Kabllor “Belshi”; • TV Kabllor “BRADSAT”; • TV Kabllor “Toshkëz”; • TV Kabllor “Progres TV”; • TV Kabllor “M&G”; • TV Kabllor “DCT”; • TV Kabllor “Pupa”; • TV Kabllor “Vlora Cable”; • TV Kabllor “Miras”; • TV Kabllor “Fokus” (zgjerim zone licencimi). Pika 2. • Radio “Val e Kaltër”; • Radio “Alfa & Omega” (mosrinovim paraprak); • Radio “Top Gold”; • Radio “Eurostar”; • Radio “Fieri”; • Radio “Club fm 104”; • “Radio Ime” (mosrinovim paraprak); • TV Kabllor “Multivizion” (mosrinovim paraprak); • TV “Bulqiza” (mosrinovim paraprak); • “Radio +3” (mosrinovim paraprak); • TV Kabllor “AVN” (mosrinovim përfundimtar); • TV “Channel 7” (mosrinovim paraprak); • TV “Dibra Vizion” (mosrinovim përfundimtar); • “Radio X” (mosrinovim përfundimtar); • “Radio 6” (mosrinovim përfundimtar); • Radio “Ngjallja”; • Radio “Magic” (mosrinovim paraprak); • "TV Nesër”; • “Radio RASH”; • “TV Kukësi”; • “Radio Energy”; • “Radio Nacional AH”; • “Radio Kontakt”; • “TV Scan”.
Vendim për heqje licence për subjektet: • “Radio Take 5”, • “TV Scutari”, • “Radio City”, • “TV Kuçova” dhe • “TV Kabllor Cable Tel”.
Vendim për licencimin e subjekteve që kanë konkurruar për operatorë privatë radiofonikë vendorë: • “GM Radio” për zonën e Tiranës; • “Radio One” për zonën Tiranë-Durrës; • “Media Nord” për zonën e Shkodrës. • “NRG Multimedia” për zonën Fier-Vlorë
Sipas rendit të ditës, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit u njoh edhe me informacionin “Mbi punën e kryer nga KKRT-ja gjatë periudhës Janar-Korrik 2010” si dhe diskutoi informacionin “Mbi mendimin e KKRT-së lidhur me projektligjin “Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë”, të hartuar nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit të Shqipërisë.
|
|
|
|
Televisioni Dixhital i Europës Juglindore (SEE Digi TV)”
|
|