Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
24.09.2010, NJOFTIM PËR SHTYP Print E-mail
Më 24.09.2010, nën drejtimin e Kryetares Endira Bushati, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit.

Nga shqyrtimi i materialeve të paraqitura, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit  mori këto vendime:
• Sanksionet me gjobë ndaj subjekteve:
“TV Kabllor Tepelena sat”, “TV Kabllor Egnatia”, “TV Kabllor Dushk”, “TV Kabllor Lushnja”, “TV Kabllor Alfa Kabëll”, “TV A1”, “TV Koha” për shkelje të të drejtave të transmetimit;

Dhe sanksionet për paralajmërim ndaj subjekteve:
“TV Kabllor Asparag”, “TV Kabllor Përrenjas”, “TV Kabllor Luna”, “TV Kabllor AL-TE”, “TV Kabllor KL-ED”, “TV Kabllor Erzeni”, “TV Kabllor K.A.M.”, “TV Kabllor Blu” për shkelje të të drejtave të transmetimit.

• Për rinovimin e licencave për subjektet:
  • Radio private vendore “Radio ime”,
  • Televizionit privat “TV Kabllor Multivizion”.

• “Për heqjen e licencës së subjektit televiziv privat vendor “TV Scutari”.

• Për mosrinovimin paraprak të licencave për disa subjekte radiotelevizivë privatë vendorë, të cilët brenda 30 ditësh duhet të depozitojnë dokumentacionin e munguar:
  • Radio me Përsëritës “World Family”;
  • Televizionet privatë vendorë: “TV planet”,“Bajram Curri”;
  • Radiot private vendore: “Radio Muzika Jonë”, “Radio Saranda”, “Radio Maria”.

• Për miratimin e ndryshimit të emrave (Logove):
  • “TV Telenorba” do të quhet “ABC NEWS”,
  • “Radio Nostalgjia” do të quhet “Radio Klan”,
  • “Radio Rock” do të quhet “Radio Travel”.

Për sa i përket çështjes së transmetimit të ndeshjeve të ekipit kombëtar të futbollit, për të cilën RTSH-ja është ankuar edhe në KKRT, sqarojmë se, në respekt të nenit 77 të ligjit nr. 8410, dt 30.09.1998 “Për Radion dhe Televizionin Publik dhe Privat në RSH”, i ndryshuar, që parashikon se RTSH-ja ka ekskluzivitetin e transmetimeve të veprimtarive sportive të ekipeve kombëtare për territorin e Republikës së Shqipërisë, KKRT-ja u sugjeron FSHF-së dhe RTSH-së  të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët në përputhje me aktet ligjore.
 
projekt
rtshtop-tvklan