Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
KKRT- ja në Konferencën Ndërkombëtare të Sarajevës: “Duke iu drejtuar Dividendit Digital të Evropës: Për Median Publike të konsoliduar në Evropën Juglindore” Print E-mail
Konference-Ndrkombtare-Sarajevs-10-2010Më 14 - 15 tetor 2010 në Sarajevë (Bosnje-Hercegovinë) u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare e nivelit të lartë me temë: “Duke iu drejtuar Dividendit Digital të Evropës: Për Median Publike të konsoliduar në Evropën Juglindore”. Organizator i Konferencës ishte Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm, z. Hido Bishqeviç dhe të zv/Presidentit të Bashkimit të Transmetuesve Evropianë (EBU), z Claudio Capone. Shqipëria përfaqësohej në panel nga Dr. Endira Bushati, Kryetare e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT), z. Martin Leka, Zv/Drejtor i Përgjithshëm i RTVSH-së dhe z.Bledar Meniku, koordinator pranë Ministrisë së Inovacionit dhe Teknologjive të Informacionit e Komunikimit, i cili referoi materialin “Përgjegjësitë shtetërore – investim me kohëzgjatje të garantuar” (“Government responsibilities – sustainable long-term funding”).

Në këtë Konferencë u miratua një dokument i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal për procesin në vazhdim të kalimit nga transmetimet analoge në ato digitale. Kështu, brenda vitit 2012 parashikohet të realizohet bashkëpunimi i parashikuar për rritje të kapaciteteve, bashkëpunimi teknik dhe shkëmbimi i eksperiencave, krijimi i një arkivi online, bashkëpunimi në lajmet rajonale, krijimi i një qendër trajnimi të përbashkët. Gjithashtu, për periudhën deri në 2015, mendohet që të gjitha iniciativat e përbashkëta të parashikuara të tregojnë rezultate të matshme. Ndërsa, brenda 2020 do të vendoset një bashkëpunim i qëndrueshëm dhe i planifikuar për të gjithë transmetuesit e shërbimeve publike në Evropën Juglindore për të promovuar dhe për t’iu bashkëngjitur vlerave dhe principeve të shërbimeve publike mediatike, ashtu siç është kërkuar nga institucionet evropiane, duke përfshirë Këshillin e Europës dhe Bashkimin Europian. Deri atëherë transmetuesit mbështetës të shërbimeve publike do të kenë marrë fonde të qëndrueshme dhe të mjaftueshme. Ata do të jenë prezent në të gjitha platformat, përfshirë ato digjitale tokësore, radio, celulare dhe online, duke u shërbyer të gjitha shtresave të shoqërisë dhe  kontribuojnë në zhvillimin e një shoqërie demokratike: janë siguruesit  e besuar dhe më të parë të informacionit të pavarur dhe të pacensuruara, duke inkurajuar debatin dhe diskutimin midis qytetarëve. (Shih: Dokumenti i Konferencës Ndërkombëtare të Sarajevës)

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC – Regional Cooperation Council) është degë operacionale e Procesit Europiano-Juglindor të Bashkëpunimit (SEECP) dhe funksionon si një pikë fokusimi për bashkëpunimin në rajon. RCC-ja nxit bashkëpunimin reciprok dhe integrimin evropian dhe euro-atlantik të Europës Juglindore në mënyrë që të frymëzojë zhvillim të tillë në rajon, prej të cilit të mund të përfitojë e gjithë popullsia e saj. Shqipëria është anëtare e RCC-së (dhe e bordit të saj) që në krijim të këtij Këshilli (27 shkurt 2008), i cili përbëhet nga 45 vende, organizata dhe institucione financiare ndërkombëtare.
 
projekt
rtshtop-tvklan