 Kryetarja e KKRT-së Dr. Endira Bushati
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit
Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.
| |
|
|
|
KKRT dhe KQZ firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit për monitorimin e zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore |
|
|
Monitorimi i medias gjatë fushatës zgjedhore për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 08.05.2011 , si një detyrim ligjor, bashkoi sot zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
 foto: blic.al
Kryetarja e KKRT-së, Dr. Endira Bushati, dhe Kryetari i KQZ-së, z. Arben Ristani, nënshkruan sot në ambientet e KQZ-së, marrëveshjen e bashkëpunimit për monitorimin e operatorëve Radio-televizivë për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 08.05.2011. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Dr. Endira Bushati tha se “Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit është përgatitur për monitorimin e radiove dhe televizioneve, publike dhe private në përmbushje të dispozitave ligjore që njeh Ligji i KKRT-së”. Ndërkohë Kryetarja e KKRT-së, Dr. Endira Bushati, përmendi dhe dy risitë e kësaj fushate në punën e institucionit që drejton. Së pari, monitorimi i operatorëve radiotelevizivë do të kryhen, jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, por në të gjitha qarqet e vendit. Së dyti, Kryetarja e KKRT-së, Dr. Endira Bushati ftoi përfaqësues të shoqatave që merren me monitorimin e procesit zgjedhor, si dhe studentë të gazetarisë, drejtësisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në bazë të Kodit Zgjedhor, Neni 85, përpara fillimit të periudhës zgjedhore KQZ-ja ngre Bordin e Monitorimit të Medias, i cili shfrytëzon kapacitetet teknike dhe njerëzore, që disponon Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit. Për rregullat, mënyrën dhe afatet e shfrytëzimit të kapaciteteve teknike të KKRT-së për nevojat e monitorimit, KQZ-ja dhe KKRT-ja lidhën këtë marrëveshje bashkëpunimi. Bordi do t’i paraqesë çdo ditë KQZ-së, përfundimet e veta për ditën pararendëse. Radiot dhe televizionet publike dhe private në Shqipëri janë të detyruara të regjistrojnë të gjitha transmetimet e tyre gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Këto regjistrime ruhen për një periudhë tremujore pas përfundimit të zgjedhjeve dhe me kërkesë të KQZ-së, i vihen menjëherë në dispozicion këtij të fundit. Marrëveshja mes KKRT-së dhe KQZ-së është bërë tashmë traditë dhe ndodh para çdo fushate zgjedhore, për organet qëndrore ose vendore. Klikoni per te shkarkuar Marveshjen e Bashkepunimit ne formatin "pdf" |
|
|
|
Televisioni Dixhital i Europës Juglindore (SEE Digi TV)”
|
|