Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
DEKLARATË PER SHTYP Print E-mail
KKRT sqaron se vendimi për heqjen e liçencës për subjektin Tele 1 është marrë në datë 25.02.2011 me unanimimitet të plotë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit, fakt ky që përgënjeshtron çdo informacion që është transmetuar gjatë gjithë ditës së sotme, nga Televizioni ORA News.

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit i mbledhur sot, datë 10.03. 2011, nën drejtimin e kryetares dr, Endira Bushati, vendosi me shumicë votash: Saktësimin e
pikës 2, të vendimit “Për heqjen e Liçencës se Televizionit privat vendor Tele 1”, nr 83 dt 25.02.2011, saktësim që konsiston në faktin se, ankimimi i subjektit në fjalë duhet të paraqitet në Gjykatë dhe jo pranë KKRT.

KKRT sqaron opinionin publik se nuk ekziston një subjekt televiziv “Channel One”, i liçensuar nga KKRT.

Z.Ylli Ndroqi njihet nga KKRT-ja si aksioner i vetëm që zotëron 100 për qind të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë “ORA NEWS”, sh.p.k.

Në bazë të nenit 20, të Ligjit 8410, zoti Ylli Ndroqi nuk mund të zotërojë një liçencë të dytë për transmetime televizive vendore, gjë për të cilën KKRT është shprehur me vendim. (Vendimi nr.47, datë 21.01.2011)
 
projekt
rtshtop-tvklan