|
Njoftim për shtyrje afati |
|
|
Në mbështetje të nenit 21 të ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, KKRT njofton, se afati i paraqitjes së dokumentacionit të aplikimit për operatorë privatë radiofonikë analogë vendorë dhe operatorë privatë televizivë kabllorë, të shpallur për në datën 04.04.2011, ora 10.00, shtyhet për në datën 18.04.2011, ora 10.00.
Aplikimet për operatorë privatë radiofonikë analogë vendorë dhe operatorë privatë televizivë kabllorë do të hapen më datë 18.04.2011, ora 10.00, në ambientet e KKRT-së, ku aplikuesit apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit. |
|