|
Njoftim për shtyrje afati |
|
|
Në mbështetje të nenit 21 të ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, KKRT njofton, se afati i paraqitjes së dokumentacionit të aplikimit për operatorë privatë radiofonikë analogë vendorë të shpallur për në datën 17.05.2011, ora 10.00, shtyhet për në datën 30.05.2011, ora 10.00.
Aplikimet për operatorë privatë radiofonikë analogë vendorë do të hapen më datë 30.05.2011, ora 10.00, në ambientet e KKRT-së ku aplikuesit apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit. |
|