|
5.12.2007 Kryetarja e KKRT-së Doda, takim pune me diplomatë francezë |
|
|
|
Sot, Kryetarja e KKRT-së, znj. Mesila Doda, zhvilloi nje takim pune me përfaqësuesin diplomatik të Republikës Franceze në Tiranë, z.Raymond Chaffort dhe atasheun rajonal për fushën audio- vizuale pranë ambasadës franceze në Beograd, z.Pierre-Emmanuel Pessemier.
Takimi u fokusua në nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e politikave audio-vizuale. Znj.Doda paraqiti një tablo të plotë të zhvillimit të kësaj fushe dhe sfidat e ardhshme, duke kërkuar edhe mbështetjen e instancës audio-vizuale franceze për aspekte të veçanta. Përfaqësuesit francezë, duke shprehur vlerësimin për hapat e ndërmarra deri tani nga KKRT-ja, shprehën gatishmërinë e tyre për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve rregullatore përkatëse në fushën e radio-televizionit; ata kërkuan përcaktimin e fushave konkrete për të cilat ndjehet nevoja e bashkëpunimit dhe e shkëmbimit të përvojës.
|
|