kryetaria-dr-endira-bushati
Kryetarja e KKRT-së
Dr. Endira Bushati

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
19.12.2007 Doda takohet me Eidemuller, interesim gjerman për fushën e medias Print E-mail

Sot, Kryetarja e KKRT-së, znj.Mesila Doda, zhvilloi një takim pune me Sekretaren e Parë për Kulturën dhe Shtypin në ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, znj.Irene Eidemuller, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e medias.
Në vijim të interesimit të përfaqësueses së ambasadës gjermane, znj.Doda bëri një ekspoze të punës së institucionit duke u ndalur në mënyrë të veçantë në hapat e ndërmarrë nga KKRT për respektimin e ligjshmërisë në fushën e transmetimeve radio-televizive si dhe në zbatimin e legjislacionit të miratuar në fushën e transmetimeve numerike.
Nga ana e saj, përfaqësuesja e ambasadës gjermane, znj. Eidemuller, vlerësoi angazhimin dhe rezultatet konkrete të arritura nga KKRT në fushën e mediave, duke theksuar në të njëjtën kohë vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit që ajo përfaqëson për të dhënë përkrahjen dhe ndihmën e duhur në realizimin e objektivave të përcaktuara nga KKRT në këtë fushë.

 
Albanian
button-kkrt-327-pixel-final
projekt
rtshtop-tvklan