Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
10.01.2008 Znj. Doda takohet me ambasadorin e Zyrës së OSBE-së Print E-mail

Dje, Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, znj. Mesila Doda, zhvilloi një takim me ambasadorin e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, z.Robert Bosch. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i ekspertit të përzgjedhur nga Zyra e OSBE-së me ekipin e KKRT-së, z.Eddie Tadej. Z.Tadej, ekspert juridik pranë entit rregullator audio-vizual francez (CSA), do të mbështesë KKRT-në për hartimin e strategjisë në fushën e transmetimeve numerike, në zbatim të memorandumit të nënshkruar në muajin shtator 2007 ndërmjet palëve.
Gjatë këtij takimi, znj.Doda paraqiti një ekspoze të situatës aktuale në fushën e medias, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në ecurinë e reformës ligjore si një instrument shumë i rëndësishëm për përqasjen me standartet dhe praktikat më të mira evropiane si dhe në nevojën e hartimit të një strategjie në fushën e transmetimeve numerike.
Ambasadori i Zyrës së OSBE-së, z.Bosch, theksoi gatishmërinë e institucionit që përfaqëson për të mbështetur KKRT-në në çdo hap të veprimtarisë së saj, duke e konsideruar lirinë e medias si një nga çështjet prioritare në fokusin e këtij institucioni.

 
projekt
rtshtop-tvklan