kryetaria-dr-endira-bushati
Kryetarja e KKRT-së
Dr. Endira Bushati

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
27.02.2008 Tryezë për etikën në transmetimet radio-televizive më 29 shkurt Print E-mail

Ditën e premte, më 29 shkurt 2008, ora 10.00, Këshilli i Etikës, KKRT-ja dhe Instituti i Medias, do të mbledhin në hotel “Rogner”, tryezën e rrumbullakët me temë “Etika në transmetimet radio-televizive”.
Jeni të ftuar për ta pasqyruar këtë aktivitet në të cilin do të marrin pjesë për të kumtuar dhe debatuar, përveç anëtarëve të institucioneve organizatore, përfaqësuesit e Komisionit të Medias, të Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, të OSBE-së, KE-së, BE-së, të shoqatave të medias elektronike si dhe analistë, komentatorë, regjisorë etj.
Për më gjërë, po ju dërgojmë programin e kësaj tryeze.

PROGRAMI
I TRYEZËS SË RRUMBULLAKËT:
“ETIKA NË TRANSMETIMET RADIO-TELEVIZIVE”

“Krijimet e kohës së diktaturës si akt dhunues, çedukues e keqinformues për moshat e reja dhe si krim estetik.
Mesila Doda (Demi)

“Disa probleme dhe prirje etike në median elektronike”
Remzi Lani

“Transmetimi integral i programeve dhe filmave propagandistikë, që glorifikojnë regjimin komunist, si cenim i lirisë, shkelje dhe deformim i etikës dhe i të vërtetave historike”.
Fatos Lubonja

“Respektimi i normës së gjuhës letrare kombëtare nga operatorët radio-televizivë – detyrim ligjor dhe shenjë e vetëdijes gjuhësore, qytetare dhe atdhetare të gazetarëve të medias”.
Bashkim Hoxha

“Etika e medias dhe estetika e dhunës. Rreth pranisë së dhunës në media dhe efektit të saj të dëmshëm për personalitetin e individit dhe marrëdhëniet shoqërore”.
Mirela Oktrova

Pushim për kafe.
Debat i lirë
Përmbledhje e takimit
Mbyllja e tryezës.

Zëdhënësja

Armanda Shtëmbari

 
Albanian
button-kkrt-327-pixel-final
projekt
rtshtop-tvklan