|
KKRT-ja në takimin e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore (RIRM) |
|
|
|
Në datën 23 qershor 2011 u mbajt në Maltë takimi i Komisionit Teknik të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore (RIRM). Shqipëria u përfaqësua në këtë event nga një ekip i kryesuar nga Kryetari i kabinetit të KKRT-së, Z. Enio Haxhimihali. Në takim morën pjesë 18 autoritete rregullatore (analoge me KKRT-në), të cilët diskutuan mbi temat kyçe që i përkasin rregullimit të medias lidhur me:
- Diskutimet rreth konkluzioneve të takimit të fundit plenar të RIRM-it në Stamboll;
- Çështjet që i përkasin takimit plenar që do të zhvillohet në 2011: propozimi i draft- axhendës, shkëmbimi i pikëpamjeve të ndryshme, thirrje për kontribut;
- Çështjet që i përkasin anëtarësisë : anëtarët e rinj, statusit i anëtarëve ekzistues;
- Shkëmbimi i eksperiencave midis anëtarëve të RIRM-it etj.
Në fund të takimit u vendos që seanca e ardhshme plenare e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore (RIRM) të mbahet gjatë muajit tetor 2011.
 |
|