Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
Takimi i 34-t i Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore (EPRA) Print E-mail

Më 5-8 tetor 2011, u zhvillua në Bruksel, takimi i 34-t i Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore (EPRA). Në këtë takim morën pjesë 150 përfaqësues të 53 autoriteteve rregullatore nga 44 vende dhe ekspert të ndryshëm të fushës së medias audiovizuale. Pikat kryesore të diskutimeve ishin:

  • Rregullimi i medias së re me fokus të veçantë në shërbimet me kërkesë
  • Mbrojtja e minorenëve
  • Bashkëpunimi midis transmetuesve në Europë.

Seksioni i parë i takimit paraqiti, sfidat që ngrejnë shërbimet mediatike me kërkesë në fushën juridike.

Gjatë seksionit të dytë u diskutua rreth funksionimit efektiv të rregullatorëve dhe mënyrave të ndryshme të monitorimit të programeve.

Gjithashtu u zhvillua dhe një tavolinë e rrumbullakët rreth mbrojtjes së minorenëve ku morën pjesë përfaqësues të indrustrive kyçe si Luc Delany (Facebook), Adam Kinsley (BSkyB), dhe Lisa di Feliciantonio (Fastweb).

Në këtë konferencë mori pjesë dhe një delgacion i KKRT-së i kryesuar nga Z. Alban Karapici, Anëtar i KKRT-së.

 
projekt
rtshtop-tvklan