Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
Mbi anetaresimin e Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit ne Rrjetin Frankofon të Autoriteteve Rregullatore të Medias (REFRAM) Print E-mail

Në kuadër të zgjerimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit të KKRT-së me autoritetet rregullatore dhe rrjetet ndërkombëtare, nje delegacion i KKRT-së mori pjesë në konferencën e dyte te Rrjetit Frankofon të Autoriteteve Rregullatore të Medias (REFRAM), që u organizua së bashku me Autoritetin Rregullator të Belgjikës (CSA) në datat 19-20 shtator 2011, në Belgjikë.
Ne kete konference delegacioni i KKRT, qe kryesohej nga zv/kryetari z. Sami Neza (i shoqeruar edhe nga Drejtori i Kabinetit z. Enio Haxhimihali), paraqiti kerkesen e KKRT-se per t’u anetaresuar ne kete organizem, kerkese qe u miratua me unanimitet te plote.

Rrjeti Frankofon i Autoriteteve Rregullatore të Medias (REFRAM) është krijuar në korrik të vitit 2007. Qëllimi i këtij rrjeti është puna për konsolidimin e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut si dhe forcimi i solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare në fushën e medias.

28 autoritete rregullatore mediatike që vijnë nga 27 vende të ndryshme aderojne në REFRAM (autoritetet rregullatore te Belgjikës, Bullgarise, Beninit, Burkina Fasos, Burundit, Kamerunit, Kongos, Frances, Gabonit, Luksemburgut, Marokut, Moldavise, Senegalit, Kanadase, Zvicres, Rumanise, etj.). Organizata ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF), është vëzhguese e këtij Rrjeti.
Për me shume informacion mbi Rrjetin Frankofon të Autoriteteve Rregullatore të Medias (REFRAM), mund te vizitoni http://www.refram.org.

anetaresim-25-10-11

 
projekt
rtshtop-tvklan