|
Projekti “South-East European Digital Televizion (SEE Digi TV)”, është institucionalizuar me firmosjen e konkratës së grantit, gjatë muajit gusht 2011, ndërkohë që koha e fillimit të zbatimit të tij konsiderohet muaji prill 2011. Në bazë të kontratës së nënshkruar, nga fondi total prej 68,564.33 Euro, 85% e kësaj shume financohet nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që shuma e mbetur ( retth 10.300 Euro) do të financohet nga Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit. Mbështetur në këtë grant kontratë, detyrimet e KKRT-së në lidhje me projektin janë:
KKRT duhet të paraqesë një analizë të strukturës ligjore ekzistuese duke u fokusuar kryesisht tek dixhitalizimi.Vëmëndje e veçantë do ti jepet të drejtave dhe detyrimeve të target grupeve të tilla si: autoritetet publike, autoritetet rregullatore, ofruesve të programeve dhe operatorëve të rrjeteve. Në bazë të rezultateve të kësaj analize, do të bëhen rekomandime për implementimin më të mirë ose për rishikim të kuadrit ligjor ekzistues duke adresuar legjislacionin primar dhe sekondar.
KKRT do të kontribuojë në përgatitjen e udhëzuesve rajonal për një kuadër ligjor efektiv. Kjo do të krijojë mudnësinë për të adresuar sfidat që përballen nga vëndet partnere dhe që lidhen me masën dhe nivelin e zhvillimit të tregut të AVMS (shërbimeve mediatike audiovizuale) dhe rolit të tij në kufizimin e pajisjes dixhitale si rrjedhim i ripërdorimit të dividentit dixhital.
KKRT do të kontribuojë në implementimin e udhëzuesit rajonale për efektivitetin e kuadrit ligjor. Kjo gjithashtu do të lejojë partnerët lokal të familjarizohen me udhëzimet dhe të mobilizohen për të bërë ndryshimet e nevojshme në kuadrin e tyre ligjor.
KKRT do të kontribuojë në zhvillimin e rregullave mbi dividentin dixhital. Kjo do të lejoj zhvillimin e sektorit të shërbimeve mediatike audiovizuale dhe sigurimin e kapaciteteve mbështetëse. Qëllimi do të jetë të arrihen objektivat e lidhura me liritë e medias, diversitetit kulturor dhe promovimit dhe fuqizimit të pluralizmit mediatik
KKRT do të kontribuoj në pëpunimin e udhezimeve dhe kuadrit mbështetës. Vëmëndje e vecantë do ti kushtohet identifikimit të strukturës dhe shtrirjes së grupeve më vulnerabël si pensionistëve, familjeve me të ardhura të ulta, familjet që kanë anëtarë me paaftësi. Duke qënë se duhet të ruhet neutraliteti teknologjik, vëmëndje e vecantë do ti kushtohet nivelit të arritur të depërtimit të platformave alternative FTA dhe PPV.
KKRT do të Kontribuojë në zhvillimin e hartës Strategjike për kalimin nga sistemi analog në atë dixhital. Kjo do të lejojë zhvillimin e debatit në lidhje me zgjedhjen e pështatshme të teknologjisë si në pajisjet transmetuese dhe në ato marrëse. Vëmëndje e vecantë do ti kushtohet afateve kohore të përshtatshme për promovimin e teknologjisë dhe presantimin në treg për të siguruar koston më të ulët të mundshme për konsumatorët dhe transmetuesit.
KKRT do të kontribuoj në zhvillimin e specifikave rajonale marrëse dhe përshtatjen e testeve specifike për zhvillimin e teknologjive të transmetimit. Vëmëndje e vecantë do ti kushtohet mesatares së fuqisë blerëse të qytetarëve të shtetit partner si dhe përmasës së tregut të lidhur me specifikat e këkruara nga konsumatorët (gjuha).
KKRT do të kontribuojë në zhvillimin e udhëzuesve rajonal për strategjinë e kalimit nga transmetimet analoge në ato dixhitale. Ajo do të fokusohet në mësimet e marra nga eksperienca e grumbulluar gjatë përgatitjes së strategjisë së saj ekzistuese.
KKRT do të shpërndajë një analizë ekonomike mbi implementimin e shërbimeve të reja që mund të prezantohen duke përdorur dividentin dixhital. Në këtë detyrë KKRT do të fokusoj vëmëndjen e saj tek transmetuesit ekzistues, operatorët dhe mundësitë e tyre për të siguruar shërbime të reja.
KKRT do të ndihmojë në përgatitjen e fushatave rajonale informative. Vëmëndje e vecantë do ti kushtohet opinioneve të konsumatorëve dhe qëndrimit kundjrejt kanaleve të vecanta të komunikimit ( TV, radio, shtyp, internet, grupe sociale).
KKRT do të përgatisë një plan special të komunikimit me konsumatorët në përputhje me strategjinë kombëtare për mbrojtjen e konsumatorëve. Plani do të bazohet në udhëzimin e fushatës rajonale informative.
KKRT do të kontribuojë në përgatitjen e programit rajonal për edukimin e kosnumatorit. Në momentin që do të miratohet ky program, CRA (Agjensia rregullatore e komunikimit) do të mobilizojë organizatat e mediave dhe konsumatorëve për të marrë pjesë në implementimin e tij.
|