Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
Takimet e realizuara në kuadër të projektit Print E-mail

Ljubljanë, 18.04.2011 – 19.04.2011
Qëllimi i takimit dy ditor iniciues për projektin Digi Tv, organizuar nga Agjensia Elektronike e  Postës dhe Komunikimit e Republikës së Sllovenisë, Partnerja drejtuese e projektit SEE Digi.TV , ishte të arrinte një mirëkuptim të përbashkët në atë cfarë do të dorëzohet si rezultat i projektit, gjithashtu dhe mënyra sesi dhe nga kush do të prezantohet produkti i projektit.
Dokumentimi i implementimit të projektit u diskutua dhe u aprovua gjatë takimit. Krijimi i Komitetit Drejtues të Projektit dhe Bordit Ekzekutiv siguruan një fillim zyrtar të suksesshëm të projektit. Në këtë takim morën pjesë 33 pjesëmarrës nga 14 partnerë të projektit.

Vienë, 17.05.2011 – 18.05.2011

Më datat 17-18 maj 2011 u mbajt në Vjenë takimi i bordit Ekzekutiv të Projektit Digit Tv. Ky takim u organizua nga Autoriteti Rregullator Austriak për transmetimin dhe Komunikimin.
Qëllimi kryesor ishte të rendiste metodat për zbatimin e aktiviteteve sipas planit të projektit. Për më tepër, zyra e Projektit prezantoi mekanizmat për monitorimin e ecurisë së tij, duke paraqitur Ndryshimin e Menaxhimit, Sistemin e Menaxhimit të Dokumentave dhe Raportimin e Partnerëve.


Budva, 26.09.2011-27.09.2011  

Më datat 26-27 shtator 2011 u mbajt në Budva Takimi i Parë Teknik dhe  takimi i rradhës i Bordit Ekzekutiv të Projektit Digit Tv. Qëllimi i eventit dy ditor, organizuar nga Agjensia për Median Elektronike,Komunikimin dhe Shërbimet Postare të Malit të Zi, ishte të prezantonte rezultatet e arritura nga projekti dhe të intensifikontë zbatimin e aktiviteteve të tij në muajt në vijim.
Më shumë vëmëndje iu kushtua paketave të punës  që lidhen me Kuadrin Ligjor , Kuadrin Teknik dhe Kuadrin  Ekonomik po ashtu edhe Kuadrit të  Ndërgjegjësimit Publik.


Gorizia, 17.11.2011 – 18.11.2011
Më 17-18 nëntor 2011 u zhvillua Takimi i Bordit Ekzekutiv dhe Takimi Teknik i të gjithë partnerëve të projektit në Gorizia, Itali.
Vëmendja më e madhe iu kushtua, Analizës së Kuadrit Ligjor Ekzistues për kalimin në transmetimet digitale. Analiza e përgatitur nga Instituti i të Drejtës Krahasuese në Universitetin e Lubjanës, është një pjesë thelbësore e paketës së punës WP3 – Kuadri Ligjor.
Përvec kësaj të gjitha aktivitetet e zbatuara që prej takimit të fundit të Bordit Ekzekutiv u  prezantuan dhe u diskuan me qëllim rritjen e implementimit të aktiviteteve të projektit.

 
projekt
rtshtop-tvklan