|
Titulli i projektit: Televizioni Dixhital i Europës Juglindore
Me ftesë të autoritetit rregullator të Sllovenisë (APEK), KKRT është bërë pjesë e projektit “ South-East European Digital Televizion (SEE Digi TV)”, brenda Programit të Bashkëpunimit Ndër-nacional të Evropës Jug-lindore të financuar nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i projektit
Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një platforme ndërnacionale të rregullatorëve, me qëllim për të adresuar çështjet që lidhen me kalimin në transmetimet numerike si dhe koordinimin dhe përdorimin e Dividentit dixhital.
Objektivat e projektit
SEE Digi.TV do të shpejtojë dixhitalizimin e shërbimeve të transmetimit dhe do të hapë rrugën për një zhvillim më të përhapur të shërbimeve të transmetimit ICT. Përfshirja e partnerëve vecanërisht transmetues dhe të industrisë është thelbësore dhe do të ketë influencë pozitive në zhvillimin e biznesit. Projekti me shtrirjen e gjatë kohore do të zgjidhë cështje të pajisjeve dixhitale dhe përfshirjes sociale duke krijuar kështu mundësi të barabarta për të gjithë.
Qëllimi përfundimtar i SEE Digi TV është harmonizimi i aktiviteteve të Rajonit të Evropes Jug-lindore (SEE) lidhur me prezantimin e shërbimeve të transmetimeve dixhitale të cilat do të:
- Përshpejtojnë procesin e kalimit në dixhitalizim në rajon,
- Maksimalizojnë harmonizimin e strukturës legjislative dhe teknike me procesin e dixhitalizimit të BE,
- Shmangin fragmentizimin e politikës, teknologjisë dhe tregtisë,
- Zhvillojnë strategji rajonale për përdorim optimal të spektrit të frekuencave të lira për shërbimet e reja ICT dhe
- Menaxhim eficent të pajisjeve dixhitale
Digi Tv ka për qëllim shpërndarjen e sinjalit televiziv dhe shërbimeve të reja tek kushdo në rajonin e Evropes Jug-lindore SEE pavarësisht nga gjinia ose përkatësia etnike. Gjithashtu projekti do të kontribuojë në qëndrueshmërinë e mjedisit pasi teknologji të reja të transmetimit dixhital në të dyja anët si në transmetim si në marrje, ulin konsumin e energjise elektrike në menyrë të konsiderueshme.
Projekti do të ketë një kohëzgjatje prej janarit 2011 deri më prill 2013.
|